Agim Aliu zëvendësohet nga Muharrem Nitaj

Aktuale

Agim Aliu zëvendësohet nga Muharrem Nitaj

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 13:46
Agim Aliu

Agim Aliu, i cili është zgjedhur kryetar i komunës së Ferizajit është dorëhequr nga posti i tij si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Koalicionit PAN.

Në këtë pozitë ai do të zëvendësohet nga kandidati i radhës, Muharrem Nitaj, që vjen nga radhët e AAK-së, si pjesë e Koalicionit PAN. Kjo gjë është bërë e ditur sot në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Nitaj, në zgjedhjet e 11 qershorit kishte marrë 8 mijë e 982 vota.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat