Vjen kërkesa e parë për dorëheqjen e Visar Ymerit

Aktuale

Vjen kërkesa e parë për dorëheqjen e Visar Ymerit

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 13:49
Visar Ymeri

Pas intervistës së parë publike të kryetarit të Vetëvendosjes Visar Ymeri bërë mbrëmë që nga përplasjet brenda këtij subjekti politik, tashmë kanë filluar ankesat ndaj deklaratave që i bëri kreu i VV-së.

Anëtarja e kësaj organizate, Hatixhe- Latifi Pupovci përmes rrjetit social Facebook ka kërkuar haptazi që Ymeri, të jap dorëheqje.

“Visar ke përgjegjësi për këtë që po ndodh në Lëvizje. Jep Dorëheqje”, shkruan ajo.

Image

Kjo deklaratë e saj vjen, pasi Visar Ymeri në intervistën e tij mbrëmë në Rubikon dukshëm u pozicionua kundër ish- liderit të VV-së, Albin Kurti.

Ymeri mbrëmë paralajmëroi se “asnjëri nga individët nuk duhet ta shohë veten më të rëndësishëm se organizata”, përfshirë ish-kreun e partisë, Albin Kurti.

Ai tha se Kurti, apo kushdo tjetër, nuk mund ta privatizojë Vetëvendosjen.

“Qëllimi ynë parësor është emancipimi shoqëror. Këtë nuk mund ta bëjmë duke e privatizuar organizatën. Aq më pak duke e privatizuar idenë, e cila është e paprivatizueshme”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat