Flet Molliqaj: Sonte do t’i demantoj shpifjet dhe do të përgjigjem për shqetësimet për VV-në

Aktuale

Flet Molliqaj: Sonte do t’i demantoj shpifjet dhe do të përgjigjem për shqetësimet për VV-në

Nga: Bota sot Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 17:13
Dardan Molliqaj

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka reaguar pas ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur së fundmi në këtë parti.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se këto ditë janë bërë shpifje drejtuar atij dhe Vetëvendosjes, përcjell Bota sot.

“Janë bërë linqime e ”gjuajtje shtrigash””, ka shkruar ai në Facebook. E për të gjitha këto, ai do të përgjigjet sonte në një debat televiziv, ku ka thënë se do t’i demantojë të gjitha shpifjet dhe do ta sqarojë gjendjen e kësaj partie.

Postimi i plotë:

Të dashur aktivistë, simpatizues dhe qytetarë të Republikës,

Jam i vetëdijshëm që edhe ju e ndani me neve shqetësimin lidhur me problemet e fundit brenda Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Këto ditë, ju jeni keqinformuar shumë dhe janë bërë shumë shpifje në drejtim timin dhe shumë personaliteteve të Lëvizjes sonë. Janë bërë linqime e ”gjuajtje shtrigash”.

Kam pranuar shumë mesazhe nga ju me shumë pyetje lidhur me situatën aktuale brenda Lëvizjes. Ju kërkoj falje të gjithëve që nuk ju kam kthyer përgjigje, por kjo ka ndodhur për shkak të kohës së limituar dhe angazhimit tim për ta tejkaluar këtë problem.

Poashtu, unë kam refuzuar të flas për këto çështje përderisa deputeti Albin Kurti mbahet padrejtësisht në burg. Por, situata në të cilën jemi tash, ma ka imponuar që të deklarohem dhe të ju drejtohem përmes medieve.

Sonte jam i ftuar në Klan Kosova nga ora 21:00. Në këtë emision do të mundohem t’ju kthej përgjigje secilit prej juve në lidhje me shqetësimet që i keni dhe do t’i demantoj shifjet dhe ta sqaroj situatën në organizatën tonë.

Emisioni do të transmetohet live edhe në faqen time në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat