Mujë Krasniqi, shembull i luftëtarit shqiptar

Aktuale

Mujë Krasniqi, shembull i luftëtarit shqiptar

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 17:22
Akademia perkujtimore

(E plotësuar) - Në 19-vjetorin e rënies të komandant Mujë Krasniqi dhe 41 dëshmorëve tjerë është çmuar lart kontributi i tyre në luftën e drejtë të shqiptarëve për liri.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një akademi përkujtimore, tha se komandanti Mujë Krasniqi së bashku me dëshmorët e tjerë të luftës për liri janë heronj të gjallë.

Ai theksoi se Mujë Krasniqi është dhe do të mbetet përgjithmonë modeli më i mirë i një shqiptari luftëtar, teksa përmendi edhe disa çaste të luftës, ku tha se një ndër momentet më të vështira të saj ishte humbja e komandantit Krasniqi.

Haradinaj: Mujë Krasniqi, shembull i luftëtarit shqiptar

“Modeli apo thënë ndryshe, shembulli i një luftëtari të mirë shqiptar, ashtu siç kanë thënë të gjithë ata që e kanë përshkruar ndonjëherë, bashkohet tek figura e Mujë Krasniqit. Një djalë I pastër në shpirt, një djalë që veç drejtësi ka nxjerrë prej vetes, një djalë që kushdo që ka qenë me të, kurrë s’ka qenë vetëm. Unë mendoj se bashkëluftëtarët e Mujës, familjet që sot kujtojnë bijtë e vet, 41 të rënë këtë ditë dhe 178 bashkëluftëtarë të brigadës 113 Mujë Krasniqi,  kanë qenë me fat që djemtë e tyre kanë luftuar se djemtë e tyre kanë luftuar përkrah e në emër të Mujë Krasniqit, shembull të luftëtarit shqiptar e shqiptarit luftëtar”, tha Haradinaj.

Kryeministri e quajti të vonuar kompleksin memorial për dëshmorët dhe komandantin Mujë Krasniqi, porse premtoi se kjo çështje nuk do të vonohet më.

Haradinaj: Do të kemi memorial kushtuar këtyre luftëtarëve

“Ne të gjallët kemi kohë të nderojmë këtë vepër të nderojmë gjithë jetën, por nuk kemi të drejtë të vonojmë shumë. Besoj se nderi më i paktë që mundet t’i bëjë Kosova është një varr i dinjitetshëm i një luftëtari, të Mujës dhe luftëtarëve të tjerë. Nuk mund t’i ankohemi askujt, jam i bindur se nuk do të shkojë gjatë e do të kemi një memorial ashtu si iu takon këtyre luftëtarëve. Sot duke falënderuar familjet e dëshmorëve, njëkohësisht iu kërkojmë falje që jemi vonuar me një varr që i takon luftëtarit e që ia bënë populli i tij që është liridashës”, u shpreh Haradinaj.

Në emër të familjeve të 41 dëshmorëve të kombit, para të pranishmëve foli babai i komandantit Mujë Krasniqi, Tahir Krasniqi, i cili shprehu respekt për gjithë ata që kanë ishin mbledhur në 19-vjetorin e rënies së dëshmorëve 

Krasniqi: Na keni nderuar në këtë ditë

“Respekt për ju të gjithë që keni ardhur në këtë Akademi Përkujtimore. Një falënderim prej familjes së Mujë Krasniqit e keni të gjithë që keni ardhur dhe nderimin që i keni bë kësaj dite”, u shpreh Krasniqi.

Kryetari i Shoqatës e Familjeve të Dëshmorëve të Luftës së UÇK-së,  Xhavit Jashari, duke kujtuar personalitetin dhe veprën e  Mujë Krasniqit dhe dëshmorët e tjerë, tha se fatkeqësisht ende qëndron dilema se a po realizohet amaneti i tyre.

Jashari: Ç’po ndodh me amanetin e dëshmorëve të kombit?

“Kjo luftë për të siguruar armët e lirisë dërgonte grupe të mëdha ushtarake, ndoshta ndër më të përgatiturit për të siguruar armë, pra dërgonte edhe komandantin e brigadës 113 Mujë Krasniqin. Tash mund të merret me mend se kush e organizoi, kush e bëri dhe kush e ka fituar luftën që e bëri UÇK-ja. Ç’po ndodh me amanetin e dëshmorëve të kombit? A po realizohet në jetën historike të popullit shqiptar të tokave të ndara nga atdheu, amaneti i komandantit Mujë Krasniqi dhe dëshmorëve të tjerë që sot po përkujtohen. Këto dilema janë të pranishme sot kur po i përkujtojmë dëshmorët e brigadës 113, në krye me komandantin Mujë Krasniqi”, tha ai.

Edhe eprori i luftës për liri, bashkëluftëtar i komandantit Mujë Krasniqi, Hysni Shabani, që kishte renditur një historik të shkurtër të luftës së shqiptarëve për liri, çmoi lart Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, që mbrojti vendin me çdo kusht.

Shabani: Respektohen ata që mbështetën luftën e UÇK-së

“Përkujtimet janë kulturë e qytetërimit të një populli, janë ndjenjë nderimi dhe respekti ndaj veprës sublime të 180 dëshmorëve, komandantit Mujë Krasniqi, të 300 të plagosurve, janë respekt për 2 mijë ushtarët që ishin enorm për 60 mijë burra, gra, fëmijë dhe të moshuar që qëndruan dhe mbështetën me të gjitha format luftën e drejt dhe fisnike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha ai. 

Ndërkaq, kryetari i komunës së Shtimes, Naim Ismaili,  tha se familjet e dëshmorëve duhet të jenë krenarë me bijtë dhe bijat, që ranë për të vendosur themelet e shtetit të Kosovës.

Në kuadër të kësaj akademie përkujtimore, Afërdita Dervishi mbajti kumtesë me titull “Ideali i femrës shqiptare për liri”, teksa u shpreh se dëshmorët e Brigadës 113 janë mes të gjallëve për të parë nëse amaneti i tyre po shkon në vend.

Mujë Krasniqi-Kapuçi ka rënë më 18 dhjetor të vitit 1998 së bashku me 41 ushtarë të UÇK-së në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë derisa po sillnin armatim nga Shqipëria.

Haradinaj: Rënia e Mujë Krasniqit, ndër momentet më të hidhura

Rënia e Mujë Krasniqit është një ndër momentet më të dhimbshme dhe vepra e tij do të kujtohet dhe nderohet me pietet nga të gjithë ne.

Kështu u tha në një akademi përkujtimore organizuar nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të luftës së UÇK-së për nder të rënies heroike të komandantit të Brigadës 133 Mujë Krasniqi dhe 41 dëshmorëve të kombit, në kufirin shqiptaro-shqiptar, më 14 dhjetor 1998.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se rënia e Mujë Krasniqit është njëri ndër momentet më të hidhura dhe të paharrueshme.

"Muja nuk përtoi që ta mbajë luftën gjallë dhe rënia e tij është në momentin më të dhimbshëm që kemi pasur. Ne të gjallët kemi kohë ta nderojmë këtë vepër dhe jam i bindur shumë shpejt do të kemi një memorial ashtu siç i takon këtyre luftëtarëve", tha ai.     

Ndërsa kryetari i Shoqatës së familjareve të luftës Xhavit Jashari tha ka ende shumë dilema nëse është përmbushur amaneti i dëshmorëve.

"Në këtë përvjetor të rëndësishëm të dëshmorëve të rënë në Brigadën 113 bashkë më komandantin Mujë Krasniqi shtrohet një pyetje, se a po realizohet amaneti i dëshmorëve të kombit? Këto dilema janë të pranishme edhe sot qofte se ne shqiptarët nuk kemi pasur mundësi që të bëjmë realitet, nëse nuk kem mundur ta realizojmë bashkimin e kufirit shqiptar. UÇK përveç sakrificës që duhet bërë për liri, ata po ashtu rrinë mbrapa betimit të një ushtrie që duhet dhënë jetën për liri", tha Jashari.

Të pranishmit i përshëndeti edhe babai i Mujë Krasniqit, Halil Krasniqi.

"Respekt për të gjithë ju që keni ardhur këtu në këtë akademi përkujtimore" tha ai.

Image
Akademia perkujtimore
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat