Babai i Mujë Krasniqit thotë:Jam i lënduar pse kjo Qeveri, ky Parlament, UÇK-në, dëshmorin me e lënë me social…

Aktuale

Babai i Mujë Krasniqit thotë:Jam i lënduar pse kjo Qeveri, ky Parlament, UÇK-në, dëshmorin me e lënë me social…

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 18:05
Halil Krasniqi

Pak minuta më parë ka përfunduar ceremonia përkujtimore e rënies së 19 vjetorit të Mujë Krasniqit dhe bashkëluftëtarëve të tij.

Në këtë ceremoni kanë folur personalitete të ndryshme, përfshirë edhe kryeministrin Ramush Haradinaj, të cilët kanë vlerësuar lart sakrificën e komandant Mujë Krasniqit dhe bashkëluftëtarëve të tij për lirinë e Kosovës.

Në ceremoni ishte i pranishëm edhe babai i Mujë Krasniqit, Halil Krasniqi i cili ka thënë në Info Magazine se kjo ceremoni për të birin e tij ishte ndër më të mirat të organizuara.

“Gjithë kanë qenë të mira, por sikur sot, nuk kanë qenë, të gjithë kanë thënë të vërtetën për Mujën dhe UÇK-në”.

Ai ka folur edhe për kullën e të birit të tij, dëshmorit Mujë Krasniqi, që asnjëherë, nuk është ndërtuar.

“Premtuan që do t’i bëjnë të dyja, kanë thënë “po,po” por nuk u bë”.

“Nuk jam kundër, le ta bëjnë kur ta bëjnë, e bëjnë me sukses qysh është dashur të bëhet më herët”.

“Këto që janë folur sot janë shumë të mira, por duhet me u kry puna, e jo me fjalë”.

Babai i dëshmorit Krasniqi është shprehur i zemëruar me beneficionet financiare të atyre që kanë qenë në luftë dhe janë familjarë të dëshmorëve të rënë për liri.

“Jam i lënduar pse kjo Qeveri, ky Parlament, UÇK-në, dëshmorin me e lënë me social, a e dini sa i merr Alia që ka qenë në luftë me Mujën, 70 euro e 30 cent”.

“Ku ka ushtari me i marri, njëri 70 euro social, e tjetri me marr rrogën e plotë”,  ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat