Edhe një figurë e rëndësishme në VV thumbon keq Molliqajn pas kërkesës për moskandidim të Kurtit!

Aktuale

Edhe një figurë e rëndësishme në VV thumbon keq Molliqajn pas kërkesës për moskandidim të Kurtit!

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 18:44
Erzen Vraniqi

Zyrtari i Vetëvendosjes, Erzen Vraniqi përmes rrjetit të tij social ka thumbuar ish-sekretarin e partisë, Molliqajn.

Vraniqi ka thënë se 49 mijë vota Molliqaj i ka marrë në krahë të Albin Kurtit.

Postimi i plotë i Vraniqit:

Ai momenti kur e kupton se 49 mijë vota nuk paskan qenë për ty, por për njeriun e dytë të Albinit kushdo që të kishte qenë ai!”, ka shkruar Vraniqi.Ndryshe, Dardan Molliqaj në zgjedhjet e fundit nacionale ka arritur t’i grumbullojë 49 mijë e 26 vota, duke u renditur i dyti më i votuar në parti, pas Albin Kurtit që kishte 143 mijë e 621 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat