Yagcilar: Modernizimi i administratës publike, prioritet nacional

Aktuale

Yagcilar: Modernizimi i administratës publike, prioritet nacional

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 19:11
Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar tha se Qeveria e Kosovës është e angazhuar për modernizimin e administratës publike, me qëllim që shteti të jetë më afër qytetarit dhe që shërbimet publike të jenë më efektive.

Ai këto komente i bëri në Konferencën Ministrore të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) që po mbahet në Paris, ku ka mbajtur një fjalim në kuadër të panelit dedikuat temës “Pse sundimi i ligjit është i rëndësishëm për qytetarët dhe bizneset?

Ministri Yagcilar informoi të pranishmit me prioritet strategjike të Agjendës së Reformave Evropiane, e cila është një iniciativë e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Komisionit Evropian.

Zbatimi i kësaj agjende është prioriteti më i lartë i Qeverisë së Republikë së Kosovës.  Ministri Yagcilar theksoi se së bashku me Ministrinë e Drejtësisë janë duke punuar për të forcuar dispozitat ligjore kundër konfliktit të interesit dhe nepotizmit.

Vëmendje të veçantë në fjalimin e ministrit Yagcilar kishte përpjekja për hapjen e të dhënave në Kosovë.

Ministri Yagcilar informoi të pranishmit se Kosova ka  miratuar Kartën e të Dhënave të Hapura në maj të vitit 2016 dhe tashmë me vetiniciativë ka nisur procesin e Vlerësimit të Gatishmërisë për Hapjen e të Dhënave (ODRA).

“Të gjitha veprimet tona në promovimin e sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë për qytetarët dhe bizneset zbatohen në përputhje të plotë me standardet e BE-së dhe si të tilla kanë për qëllim përafrimin e shtetit dhe shoqërisë sonë me Bashkimin Evropian, që përfaqëson një konsensus kombëtar në Republikën e Kosovës”, tha ai.

Ministri Yagcilar falënderoi OECD dhe SIGMA si dhe shtetin francez për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën dhe aspiratat e saja për integrim në familjen evropiane. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat