Ismajl Kurteshi tregon çka po ndodh në Vetëvendosje

Aktuale

Ismajl Kurteshi tregon çka po ndodh në Vetëvendosje

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 20:40
Lëvizja Vetëvendosje

Është Sekretar Organizativ në Vetëvendosje, por nuk komenton deklaratat e shefit të tij të partisë, Visar Ymerit.

Ismajl Kurteshi, që zuri vendin e Dardan Molliqajt në Vetëvendosje, nuk flet për kolegët e tij që kanë ofruar dorëheqjet.

Ai ka vetëm një bindje. Që situatën aktuale do ta tejkalojnë.

“Angazhimi im dhe i të gjithëve në Lëvizjen Vetëvendosje është që të tejkalohen të gjitha këto probleme që ekzistojnë, të cilat janë të natyrës njerëzore. Ato do të tejkalohen me vullnet të mirë dhe përmes organeve të lëvizjes Vetëvendosje”, tha Kurteshi.

Por, për Tribuna Channel foli edhe Arben Gecaj, ish udhëheqës i fraksionit +, grup ky që u larguan si të pakënaqur nga Vetëvendosja kohë më parë.

Ai thotë se pakënaqësitë të cilat i ka shfaqur në publik deputetja Aida Dërguti, janë arsyeja që ata janë larguar si grup.

Në anën tjetër edhe Rron Gjinovci, si ish kryetar i VV-së në qendrën e studentëve, tha se në Lëvizje është proklamuar gjithnjë barazia, drejtësia, demokracia, por gjithnjë ka ndodhur e kundërta e saj.

Ndërsa analisti Imer Mushkolaj, thotë se sa më e madhe partia, natyrisht se edhe mospajtimet sa vijnë e shtohen.

Të kontaktuar nga Tribuna Channel dy deputetet e këtij subjekti politik Shqipe Pantina dhe Albulena Haxhiu nuk kanë dashur të flasin.

Haxhiu vetëm ka pranuar se ka ofruar dorëheqjen nga ky kryesia e partisë.

Zhurma në VV filloi pas publikimit të disa mesazheve brenda anëtarëve të këtij subjekti, e më pas etiketimeve dhe ofendimeve që anëtarët e këtij subjekti i bën njëri – tjetrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat