Molliqaj: Ja pse Albini Kurti mu “frikësua”

Aktuale

Molliqaj: Ja pse Albini Kurti mu “frikësua”

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 21:21
Dardan Molliqaj

(E plotësuar) - Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj duke folur për rrethana t e fundit të krijuara në këtë lëvizje ka thënë se ka qenë gjithmonë shumë lehtë të flitet dhe të dilet në ballë të betejave kur ka qenë diskutimi mes Vetëvendosjes dhe të tjerëve – të drejtës dhe të padrejtës.

“Si aktivistë nuk kemi hezituar të merremi me gjithçka që ka dalë përpara, angazhimit tonë”.

Ai ka thënë se dy gjëra e kanë bërë të heshtë deri sonte për situatën e krijuar.

“Më kanë bërë të heshtë shumë, e para, Vetëvendosje është subjekt që duhet ruajtur me çdo kusht, e dyta, që e ka bërë më të rëndë, është një prej njerëzve, themeluesve të Vetëvendosjes, një kohë të gjatë drejtues dhe kandidati ynë për kryeministër që është në burg”, ka thënë Molliqaj.

“Ka qenë e vështirë që ky debat të bëhet në momentin kur ai ndodhet në burg, por njerëz jashtëzakonisht të shqetësuar na vunë para aktit të kryer”.

Molliqaj ka thënë se zhvillimet e fundit nuk i bëjnë ndër, Vetëvendosjes, atij, Albin Kurtit e Donika Kadaj-Bujupit që gjenden në burg si dhe aktivistët tjerë të dënuar.

“Më vjen marre për këtë pjesë, më bën të ndjehem keq, por nuk kam ardhur këtu të viktimizohen”, është shprehur Molliqaj në Zona e Debatit.

“Nuk ka qenë vullneti dhe dëshira ime, ka qenë e kundërta”, ka pohuar ai.

Molliqaj ka thënë se ka propozuar në kryesi ditë më parë që derisa Kurti të ndodhet në burg, asnjëra palë e përfshirë në këtë debat të mos flas, as Molliqaj.

“Por janë krijuara insinuata dhe jam i obliguar që t’ia shpreh secilit që është i interesuar në Kosovë”.

“I kuptoj aktivistët për atë që kanë bërë këtë periudhë por në të njëjtën kohë nuk i mirëkuptojë. Aktivistët besojnë se Vetëvendosje është e vetmja shpresë për Kosovën dhe prej dashurisë që kanë bëjnë reagime, nuk i mirëkuptoj sepse nuk i kanë bërë mirë Vetëvendosjes”.

“Kam pas një shprehje në VV dhe tubime:  Dashuria e nënës ndaj foshnjës është e fuqishme, por nëna e ka shtrënguar fëmijën aq shumë sa që e ka mbytur. Andaj thërras aktivistët që nga dashuria e madhe mund ta mbysin Vetëvendosjen”, ka pohuar ai ndër të tjera.

Molliqaj thotë se Kurti ishte i hapur për koalicion me PDK-në

Deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka thënë në Zona e Debatit në Klan Kosova se ai dhe ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti dallojnë në raport me koalicionin me PDK-në.

“Sqarim tjetër për mua thelbësor është edhe raporti i koalicionit me PDK-në, unë asnjëherë sa të jem në politikë, në veçanti në Vetëvendosje, nuk jam gati për koalicion me PDK-në, pa shkuar njëherë në opozitë”.

“Kam pasur takim pas VLAN-it në 2015 me z. Kurtin që ka thënë se duhet të diskutojmë çështjen e koalicionit me PDK-në sepse ndërkombëtarët kanë thënë se konstantja është PDK e variablat po ndrrohen, dhe duhet ta diskutojmë si mund të bëhet koalicion”.

“Kemi edhe debat në Këshill të Përgjitshëm, një orë mes meje dhe z. Kurtit për këtë çështje dhe qëndrimi im ka qenë i prerë që në asnjë rrethanë, edhe nëse obligohemi të shkojmë sërish në zgjedhje, me PDK-në jo”.

“Kurti ka pasur idenë që ta lëmë të hapur se fitorja e Vetëvendosjes mund të ketë ndryshime në LDK dhe PDK”.

“Edhe ajo që po dua të them është se kjo është vijë e kuqe dhe së fundmi z. Sveçla që në Info Magazine deklaron që nuk kemi problem me bashkëpunim në nivel lokal dhe për mua është e papranueshme “.

Molliqaj: Albini ma tha në sy se ka dyshime ndaj meje

Dardan Molliqaj është deklaruar për herë të parë se kur ka nisur përplasja e tij me themeluesin e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurtin.

Ai thotë se nuk ka pas pajtime me të në disa raste. Molliqaj ka thënë se fillimi është mosbesimi i Albinit se nuk mund të fitojmë zgjedhjet.

“Unë kam besu se do t’i fitojmë zgjedhjet. Albini ishte i shqetësuar dhe ajo që mu nuk më ka pëlqy është kanë që ka nisur sulmi ndaj meje”, ka thënë ai.

Dallime në Vetëvendosje ka pas gjithë mes niveleve të ndryshme. Problemi ka fillu në tetor të vitit të kaluar, më shumë se 13 muaj. Nuk mendojë se ka nis në mënyrën e duhur. Diskutimi ka fillu mes Albin Kurtit dhe disa prej neve aktivistëve”, ka thënë ai në Zona B.

Kurti kishte shqetësim se ka pretendime se unë do të bëhem kryetar i Lëvizjes “Vetëvendosje”.

“Unë kam dyshime të qëllimeve tua”, më tha Albini.

Molliqaj ia ktheu: “Unë jam brengosur për me mi kontestu qëllimet dhe bindjet e mia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat