Molliqaj thotë se Kurti ishte i hapur për koalicion me PDK-në

Aktuale

Molliqaj thotë se Kurti ishte i hapur për koalicion me PDK-në

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 21:40
Dardan Molliqaj

Deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka thënë në Zona e Debatit në Klan Kosova se ai dhe ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti dallojnë në raport me koalicionin me PDK-në.

“Sqarim tjetër për mua thelbësor është edhe raporti i koalicionit me PDK-në, unë asnjëherë sa të jem në politikë, në veçanti në Vetëvendosje, nuk jam gati për koalicion me PDK-në, pa shkuar njëherë në opozitë”.

“Kam pasur takim pas VLAN-it në 2015 me z. Kurtin që ka thënë se duhet të diskutojmë çështjen e koalicionit me PDK-në sepse ndërkombëtarët kanë thënë se konstantja është PDK e variablat po ndrrohen, dhe duhet ta diskutojmë si mund të bëhet koalicion”.

“Kemi edhe debat në Këshill të Përgjitshëm, një orë mes meje dhe z. Kurtit për këtë çështje dhe qëndrimi im ka qenë i prerë që në asnjë rrethanë, edhe nëse obligohemi të shkojmë sërish në zgjedhje, me PDK-në jo”.

“Kurti ka pasur idenë që ta lëmë të hapur se fitorja e Vetëvendosjes mund të ketë ndryshime në LDK dhe PDK”.

“Edhe ajo që po dua të them është se kjo është vijë e kuqe dhe së fundmi z. Sveçla që në Info Magazine deklaron që nuk kemi problem me bashkëpunim në nivel lokal dhe për mua është e papranueshme “.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat