Molliqaj: Ky është dallimi mes meje dhe Albin Kurtit

Aktuale

Molliqaj: Ky është dallimi mes meje dhe Albin Kurtit

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 21:52
Dardan Molliqaj

Ish-Sekretari Organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka sqaruar për herë të parë publikisht në Zona e Debatit në Klan Kosova se cilat sipas tij, janë dallimet mes tij dhe Albin Kurtit.

I pari që Molliqaj e ka përmendur si dallim mes të dyve është ajo se si ata e shohin Vetëvendosjen sot.

“E di cilat janë dallimet e mia politike, kam pasur mundësi në forume t’i shprehë disa prej tyre, p.sh, dallim mes meje dhe z. Kurtit është se ku është dhe çfarë organizate duam sot, e jo çfarë organizate kemi dashur”.

“Dhe dallimi jonë është, sipas meje, është që unë besoj se Vetëvendosja nuk mund të jetë Vetëvendosja e njejtë kur ndryshojnë rrethanat dhe unë besoj se Vetëvendosja ka evoluar, herë mirë e herë keq në rrugën e saj politike”.

“P.sh në deri në vitin 2010, nuk kemi marrë pjesë në zgjedhje, më pas kemi vendosur që të marrim pjesë, dhe mendoj se kemi bërë mirë, ka qenë ndërrim i qëndrimit tonë”.

“Dallimi është që me rritjen e Vetëvendosjes, me bërjen e Vetëvendosjes forcë politike serioze në Kosovë, dhe kjo për mendim tim bëhet në dy momente, VLAN-i, ku Vetëvendosja tregon se mund të bashkëpunojë me forca tjera politike, dhe u kuptua se Vetëvendosja nuk janë ekzkluziv dhe përjashtues, dhe e dyta bashkëpunimi opozitar me AAK-në dhe Nisma-n”.

“Kur kam dalë nga burgu, kam diskutuar me z. Kurtin dhe kam thënë se Vetëvendosja duhet tash me ecë tutje dhe të kalojë prej një organizate avangarde në një organizatë politike, qoftë ajo parti politike ose lëvizje, por duhet të bëjmë një transformim”.

“Ne kemi procesverbale, kemi video të Këshillit të Përgjithshëm që kemi thënë se Vetëvendosja do të merr përgjegjësi dhe kjo është çka unë besoj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat