Molliqaj: Kurti është figura kyçe, por me Ymerin patëm rezultate të jashtëzakonshme

Aktuale

Molliqaj: Kurti është figura kyçe, por me Ymerin patëm rezultate të jashtëzakonshme

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 23:17
Dardan Molliqaj

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje dhe anëtari i kryesisë, Dardan Molliqaj, ka thënë se në këtë lëvizje humbjet i atribuohen strukturave, kurse fitoret liderit.

Ai më tej ka pohuar se Albin Kurti është figura kyçe e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Meritori më i madh mbetet Albin Kurti, por në momentin politikë kur zoti Ymeri ka drejtuar lëvizjen rezultatet kanë qenë të jashtëzakonshme”, ka thënë Molliqaj, njofton Klan Kosova.

“Këtu e kam problemin që kam parë në Vetëvendosje, humbjet i ka struktura, qendra, kurse fitoret lideri. E patëm akuzuar Shpendin për një qasje të tillë dhe u shndërruam në “shpend” duke thënë ky fitoi ky humbi”.

Ai më tej ka thënë se të gjithë qytetarët në Kosovë e dinë se Albin Kurti është njeriu më i votuar në vend.

Pastaj, Molliqaj ka folur për pagesat që bëhen në këtë lëvizje, duke thënë se janë vetëm 70 veta që marrin pagë.

“444 euro është rroga, nuk ka rrogë 800 euro. Dy janë më të larta në sekretariat.

“Partia nuk mund kurrë të organizohet mbi bazën e pagesës, partia është në bazë të vullnetit.

“Nuk e di qysh aktivisti i VV-së është gati ta rrënojë një periudhë 12 vjeçare. Nëse i ikin debatit publik nuk është mirë, duhet ardh e diskutuar, ndoshta e kam gabim dhe do ta pranojë. Këta nuk janë PDK –nuk janë armiqtë e mi. Nuk shantazhohem sepse s’kam pse, jam i hapur të flas me secilin për secilën çështje”, ka thënë Molliqaj ndër të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat