Ndryshimi i Ligjit për Specialen, nis nënshkrimi i peticionit

Aktuale

Ndryshimi i Ligjit për Specialen, nis nënshkrimi i peticionit

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 07:13
Ilustrim

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së do të fillojnë sot me nënshkrimin e peticionit, përmes të cilit kërkojnë që Kuvendi i Kosovës të bëjë ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, për çështjen diskriminuese ndaj Kosovës.

Kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar më herët se Gjykata Speciale është e njëanshme, ndërsa theksoi se duhet të merret me të gjithë ata që kanë kryer krime lufte, duke i përfshirë edhe serbët.

Sipas Gucatit, me 10 mijë nënshkrimet e mbledhura do të arrijnë të rikthejnë për shqyrtim këtë çështje në Kuvend.

Ndryshe, pëlqimin për këtë peticion të ndërmarrë nga OVL e UÇK-së, e kanë dhënë edhe OJQ e organizata të shoqërisë civile.

Nënshkrimi i peticionit fillon nga ora 11.00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat