Haradinaj sërish kritikon ministrat, u kërkon të jenë në seanca

Aktuale

Haradinaj sërish kritikon ministrat, u kërkon të jenë në seanca

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 08:18
Mbledhja e Qeverisë

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me të ardhur në qeveri ka pasur vërejtje për ministrat e tij të cilët kanë munguar në seancë.

Ai u tha atyre se mungesa e tyre në seanca, tregon jo seriozitet.

 Haradinaj: Duhet të jeni në seanca

"Nëse një ministër nuk është në seancë,  është mirë me shkrujt një shkresë sekretarit të Parlamentit dhe është  mirë me informu dhe kryeministrin. Dje i kemi pasur tre ministra në Paris, të tretë e kanë lëshu nga një deklaratë për shtyp, thua që janë të qeverive të ndryshme. Pak si tepër ky turizmi duhet me ia vnu mendjen pak me u marrë vesh, ku  po shkojmë, pse po shkojmë, çka po bëjmë. Se nuk ka logjikë si rasti i djeshëm në Parlament. Në Parlament nuk ka nevojë me nejt Qeveria gjithë ditën por me ba mos me qëllu aty kur është tema jote, është jo serioze. Duhet ta kuptoni këtë. Unë i kam ngarku 4 apo 5 vetë ndoshta kam staf më shumë. Një këshilltar i juaj duhet me qenë në seancë, një staf a një dikush a. Dërgone dikë që e përcjell seancën. Çdo seancë, sa herë të mbahet seanca. Ti mos rri, rrin dikush i yti aty. Nëse i ke pesë këshilltarë e çon një rrin aty sa herë të ka seanca pr ej se ia nis derisa të kryhet dhe ai merr shënime", u tha kryeministri Haradinaj ministrave të tij.

Në mbledhjen e sotme Qeveria ka miratuar propozim- vendimin për kursime dhe ndarje buxhetore si dhe transfere dhe rialokime për organizata buxhetore të nivelit qendror për vitin 2017. Ministri i Financave Bedri Hamza tha se propozim vendimi ka të bëjë me rregullimet e brendshme, kursimeve dhe ndarjet buxhetore, shpenzime të hapura dhe shpenzime kapitale në nivel qendror dhe komunal.  Ndërsa kërkoi nga Qeveria,  që komisioni për verifikimin e statusit të veteranëve të luftës, ta përfundojë punën dhe të vjen me listën përfundimtare të kësaj kategorie, që ta dinë numrin e saktë të tyre si dhe koston e saj,  që t’i akomodojnë këto shuma në planifikimet buxhetore.

 Hamza: Të na vjen lista e veteranëve që ta dimë saktë numrin

“MAPL për blerjen e licencave. MPJ për mbulimin e obligimeve të misioneve diplomatike. Këshilli Prokurorial i Kosovës, për pagesën e ekspertëve dhe avokateve me detyrë zyrtare. MPMS për mbulimin e skemave sociale. Por kur jemi tek Ministria e Punës, zoti kryeministër,  kërkoj nga Qeveria që komisioni për verifikimin e statusit të veteranëve të luftës, ta përfundojë punën dhe të vjen me listën përfundimtare të kësaj kategorie, me qëllim që ne të kemi mundësi që të dimë saktë numrin, të dimë koston e saj dhe të kemi mundësi që në planifikimet tona buxhetore, t’i akomodojmë këto shuma. Ministria e Infrastrukturës për pagesën e obligimeve në autostradën Prishtinë-Han i Elezit dhe 2.4 milion shtesë. Mirëpo jemi duke punuar bashkë me ministrinë e infrastrukturës  që të sigurohemi që edhe në mbledhjet e ardhshme të qeverisë të krijohen fonde shtesë me qëllim që të jemi në përputhje tona kontraktuale" , tha ai.

Qeveria në mbledhjen e mbajtur,  ka ndarë mjete në vlerë prej  30 mijë euro për rehabilitimin e familjarëve të personave të zhdukur. Qeveria po ashtu miratoi nismën për lidhjen e marrëveshjes me Turqinë për bashkëpunim financiar ushtarak dhe protokollin e saj implementues.

Ministri i FSK së Rrustem Berisha, tha se Ministria e FSK-së në kuadër të bashkëpunimit me Ministrinë e Mbrojtjes së Rrepublikës së Turqisë,  tash e disa vite ka nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit ushtarak mes dy qeverive, qëllimi i të cilave është alokimi i mjeteve monetare, për blerjen e të mirave dhe shërbimeve për FSK-në.

Berisha: Mjete për blerjen e shërbimeve të nevojshme për FSK nga kompani që operojnë në Turqi

“Deri më tani të gjitha këto marrëveshje, janë proceduar çdo vit dhe në përputhje me dispozitat e ligjit për marrëveshjet ndërkombëtare, janë dekretuar me dekretin e presidentit të Kosovës. Marrëveshjet e tilla janë ofruar dhe nënshkruar,  ne formë kontributi financiar nga pala turke për FSK-në dhe nuk paraqesin asnjë implikim buxhetor, për shtetin e Kosovës. . Mjetet monetare që parashihen me këtë marrëveshje, dedikohen për blerjen e të mirave dhe shërbimeve te nevojshme,  nga kompanitë lokale  që operojnë në Turqi”, tha Berisha.

E zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj,  e informoi kabinetin qeveritar, lidhur me aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Ai tha se rrallë herë Kosova ka pasur kohë më të përshtatshme për të aplikuar, pasi që janë katër vende që e kanë njohur Kosovën, e të cilat e kryesojnë këshillin e ministrave të Këshillit të Evropës

Hoxhaj: Kohë e përshtatshme për të aplikuar

“Rrallë herë kemi pasur kohë më të përshtatshme dhe kontekst brenda për brenda Këshillit Evropian me përshtatshëm për të aplikuar. Janë katër vende që e kanë njohur Kosovën dhe kryesojnë këshillin e ministrave të këshillit të Evropës. Është Danimarka, Franca, Finlanda dhe Kroacia. Ne kemi pasur situatën kur kemi aplikuar për anëtarësim në ndonjë organizatë, qoftë por kryesuesi nuk ka qenë vend njohës, qoftë vendi ku është mbajt takimi i ndonjë organizate, nuk ka qenë vend i cili e ka njohur Kosovën”, tha ai.

Në këtë mbledhje po ashtu i miratuar Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për themelimin e shkollës rajonale të administratës publike (ReSPA)

Sami Hajdaraj, zëvendësministër i Ministrisë së Administratës Publike tha se me ratifikimin e kësaj marrëveshje,  Republika e Kosovës,  e avanson statusin e saj  në arenën ndërkombëtare, duke qenë e pranishme në forume rajonale e ndërkombëtare.

Hajdaraj: Kjo marrëveshje avanson statusin e Kosovës në arenën ndërkombëtare

“Kjo organizatë është themeluar me 2 maj 2006 nga përfaqësuesit e Republikës së Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës,  së Kroacisë dhe ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Bashkimit të Shteteve të Malit të Zi dhe Republikës së Serbisë dhe administratës së përkohshme të Kombeve të Bashkuara që vepronte në emër të Kosovës, në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244”, tha ai.

Por lidhur me atë që tha Hajdaraj, reagoi kryeministri Ramush Haradinaj. Ai tha se Rezolutën 1244 Kosova as në histori se përdor më.

Haradinaj: Ne 1244 as në histori se përdorim

“Zëvendësministër faleminderit. Nga 17 shkurti 2008, nuk i referohemi më 1244. S’po di qysh iu ka mbet ai ju. Por, për ne as në histori se përdorim. Hiq këtë pjesë kalojmë në aprovim”, tha ai.

Ndryshe, Qeveria po ashtu ka ndarë  mjete financiare më vlerë prej 73 mijë euro, për Kampionatin Evropian për regjionin që është mbajtur me 3 dhe 4 qershor 2017

***

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se të mërkurën që do të prezantohet raporti për punën 100 ditëshe të Qeverisë.

Ai u tha ministrave që t’ua hedh një sy raporteve në mënyrë që prezantimi të bëhet më efikas.

  “Të mërkurën që vjen janë 100 ditët e Qeverisë sonë do te prezantojmë një raport me punët më të mëdha të kryera. Iu kisha lut hidhnja një sy shihni a po e gjeni veten a jeni ju ata. Ky raportim është hera e parë që ndodh i këtillë. Veprime të 100 ditëshit që nga zyra e kryeministrit. E kemi nderin t’ia prezantojmë popullit Parlamentit të mërkurën e javës që vjen. Duhet ta dërgojmë këtë raport në shtyp këtë raport të ia prezantoi deputetët, presidentit, kryeparlamentarit dhe qytetarëve të Kosovës”, tha Haradinaj.

 Qeveria po ashtu në mbledhjen e mbajtur ka ndarë mjete në vlerë prej 30 mijë euro për rehabilitimin e familjarëve të personave të zhdukur.

Qeveria po ashtu miratoi nismën për lidhjen e marrëveshjes me Turqinë për bashkëpunim financiar ushtarak dhe protokollin e saj implementues.

Në këtë mbledhje Qeveria miratoi Projektligjin për mbrojtjen e konsumatorit.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani tha se ky projektligj është në harmoni me aktet ligjore të Bashkimit Evropian  në këtë fushë.

Haradinaj sërish kritikon ministrat, u kërkon të jenë në seanca

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me të ardhur në qeveri ka pasur vërejtje për ministrat e tij të cilët kanë munguar në seancë.

"Nëse një ministër nuk është në seancë është mirë më shkrujt një shkresë sekretarit të parlamentit dhe është  mirë më njoftu dhe kryeministrin. Dje i kemi pasur tre ministra në Paris, pak si tepër ky turizmi duhet me ia vnu mendjen pak me u marrë vesh, ku  po shkojmë, pse po shkojmë. S’ka logjik si rasti i djeshëm në parlament. Në parlament nuk ka nevojë me nejt qeveria gjithë ditën por me ba mos me qëllu aty kur është tema jote është jo serioze. Unë i kam ngarku 4 apo 5 vetë një këshilltar i juaj duhet të jetë në seancë, një staf apo dikush. Dërgone dikë që e përcjell seancën, të rrinë dikush i yti aty, nëse i ke pesë këshilltarë e qon një rrinë aty", tha ai.

Mblidhet Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e saj të radhës.

Mbledhja e Qeverisë Haradinaj nisi nga ora 8 dhe mbahet në objektin e qeverisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat