Protestuesit për Aulonin bllokojnë hyrjen, pastaj tërhiqen

Aktuale

Protestuesit për Aulonin bllokojnë hyrjen, pastaj tërhiqen

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 09:37
Protesta

(E plotësuar) - Protestuesit të cilët që nga mëngjesi po kërkojnë drejtësi për Aulon Zekën, kanë bllokuar hyrjen prej nga transportohen në pallat të dyshuarit.

Pas bisedave me policinë, protestuesit kanë liruar hyrjen dhe janë tërhequr në oborr të pallatit.

Aulon Zeka u vra më 16 shtator në Prishtinë.

Kërkohet drejtësi për Aulon Zekën

Para Pallatit të Drejtësisë po kërkohet drejtësi për Aulon Zekën.

Disa persona po protestojnë sot para Pallatit të Drejtësisë duke kërkuar drejtësi për Aulon Zekën.

Ata vazhdimisht po brohorasin “Drejtësi për Aulonin”, ndërsa po kërkojnë burg të përjetshëm për të dyshuarit për vrasjen e tij.

Aulon Zeka u vra më 16 shtator në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat