Deputetët kërkojnë zhbllokimin e rrjetit energjetik nga Serbia

Aktuale

Deputetët kërkojnë zhbllokimin e rrjetit energjetik nga Serbia

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 10:54
Pamje nga takimi

(E plotësuar) - Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot kërkuan sqarime nga drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë përse nuk po i bëjnë presion Serbisë që ta zhbllokojë Kosovën për anëtarësim në Rrjetin Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energjinë Elektrike(ENTSO-E).

Kryetarja e Komisionit parlamentar për Zhvillim ekonomik Sala Berisha -Shala, sot ka kërkuar informacione nga drejtues të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë për masat ndaj Serbisë lidhur me problemin e paraqitur në rrjetin energjetik, ngase sipas saj, është projekti i linjës së Interkonjeksionit 400 KW mes Kosovës dhe Shqipërisë shumë i rëndësishëm për të cilin ka investuar Banka Gjermane dhe është pengesë të realizohet me problemet që paraqet Serbia.

Shala: Pse Sekretariati nuk po i bënë presion Serbisë për rrjetin energjetik?

“Dëshiroj që aq sa keni njohuri të na njoftoni neve si deputetë sot, se a ka ndonjë masë që është marrë në raport me Serbinë dhe a është duke u diskutuar kjo çështje në Komunitetin e Energjisë, sepse vërtet për Kosovën paraqet shumë problem... është edhe një projekt shumë i rëndësishëm për të cilin ka investuar  Banka Gjermane dhe është pengesë dhe problem që paraqet Serbia në këtë drejtim që të hynë në funksion ai projekt. Andaj, edhe Kosova më lehtë do ta kishte që t’i plotësojë kriteret që kërkohen nga Komuniteti i Energjie, pjesë e së cilës është edhe Kosova”, ka pyetur deputetja Sala Berisha - Shala.

Janez Kopac, drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë theksoi se anëtarësimin e Kosovës në ENTSO-E po vazhdon ta bllokoi Serbia, edhe pse Sekretariati i Komunitetit ka bërë përpjekje të vazhdueshme që të zgjidhet ky problem.

Ai gjatë një takimi me anëtarë të Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik, tha se Operatori i Sistemit dhe Transmisionit të Tregut në Kosovës(KOSTT) është i përgatitur dhe i gatshëm.

Kopac: Serbisë është duke e bllokuar KOST-in që të behët anëtare e ENTSO

“Ne kemi bërë çdo gjë që është e mundur për të ndihmuar për të filluar atë por ende nuk ka funksionuar. Ju e dini se cili është problemi, pasi që  operatori i sistemit të transmisionit  i Serbisë është duke e bllokuar KOST-in që të behët anëtar i ENTSO-E. Në fillim arsyet ishin teknike, pasi që KOSTT nuk ishte le të themi i pajisur siç duhet, por kjo arsye nuk qëndron më, pasi që ishte një ekspert i ENTSO-E i cili ka konfirmuar se KOSTT është i përgatitur dhe i gatshëm dhe tani problemi është formal. Arsyeja që ka dhënë Serbia për këtë bllokim është se autoritetet e Kosovës nuk kanë lejuar të vendosin furnizuesit elektrik në pjesën veriore të Kosovës”, ka thënë Kopac.

Ai ndër të tjera ka thënë se edhe pse Kosova është në prag miratimit të finalizimit të legjislacionit për energjinë, ka një problem të madh për mos funksionalizimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë(ZRRE) për rregullimin e tregut energjetik, dhe kërkoi që urgjentisht deputetët ta zgjedhin këtë Bord.

Kopac: Duhet ta zgjidheni bordin e ZRRE-së sa më parë

“Shumica e legjislacionit sekondar ishte përgatitur dhe miratuar, por vetëm një problem shumë I madh I cili ka dalë, është Autoriteti Rregullativ i Energjisë, i cili nuk është duke funksionuar, nuk ka anëtarë në bord dhe kjo gjendje është për disa muaj, andaj ju si parlament duhet të përpiqeni ta tejkaloni këtë situatë të institucionit I cili nuk funksionon dhe sa më shpejt që është e mundur, pasi që kjo shkakton probleme të shumta”, ka thënë  Kopac.

Kryetarja e Komisionit, Berisha Shala ka thënë se problem dhe sfidë është mungesa e bordit të ZRRE, por tha së është në proces përzgjedhja e bordit nga Qeveria dhe shumë shpejt pritet të sillet raporti me emra në Kuvend dhe premtoi se një prej seancave të ardhshme do të votohen këta anëtarë për bordin e ri.

Kopac para deputetëve ka folur edhe për direktivat dhe kornizat ligjore, dhe objektivi kryesor i Komunitetit të Energjisë është sipas tij, shtrirja e rregullave dhe parimeve të brendshme të BE për energjinë në vendet e Evropës Juglindore, rajonin e Detit të Zi dhe me gjerë në bazë të një kornize ligjërisht të detyrueshme.

Komuniteti për Energji është një organizatë ndërkombëtare e cila bashkon Bashkimin Evropian dhe fqinjët e vet, për të krijuar një treg të integruar evropian të energjisë.

Kopac kërkon nga deputetët ta funksionalizojnë Bordin e ZRRE-së

Janez Kopac përfaqësues i Sekretariatit të Komunitetit për Energji ka marrë pjesë sot në Komisionin parlamentar për Zhvillim Ekonomik, i cili ka thënë se Kosova është një anëtar dhe partner i tyre me të drejta të barabarta.

Ai i ka njoftuar deputetët se Sekretariati është themeluar para 12 vjetëve e cila ka për qëllim integrimin e tregut dhe mundësinë e investimeve për energji. BE ka një rol të rëndësishme në këtë sekretariat ku mbulon mbi 90 përqind të shpenzimeve.

 Kopac ka folur edhe për direktivat dhe kornizat ligjore.

 Objektivi kryesor i Komunitetit të Energjisë është sipas tij është shtrirja e rregullave dhe parimeve të brendshme të BE për energjinë në vendet e Evropës Juglindore, rajonin e Detit të Zi dhe me gjerë në bazë të një kornize ligjërisht të detyrueshme.

“ZRRE tash e sa muaj është jo funksional dhe ju si deputetë duhet të angazhoheni fuqishëm ta bëni funksional, sepse mund të ketë pasoja për vendin tuaj”, ka thënë Kopac.

Sepse sipas tij, rregullatori është mjaft i rëndësishëm, ngase tregu i energjisë nuk mund jetë efikas pa rregullator, andaj duhet tejkaluar këtë bllokadë.

Ai tutje ka thënë se edhe Qeveria e Kosovës duhet finalizuar kornizën ligjore për energji. Sipas tij, Kosova e ka problemin më të madh sepse është prodhues i energjisë vetëm nga thëngjilli, ndërsa Shqipëria ka problem, sepse është prodhues së energjisë me hidroenergji.

 Kryetarja e Komisionit Sala Berisha- Shala ka thënë se problem dhe sfidë është mungesa e bordit të ZRRE, por tha së është në proces përzgjedhja e bordit nga Qeveria dhe shumë shpejt pritet të sillet raporti me emra për ta shqyrtuar dhe miratuar sa më shpejt.

Komuniteti për Energji është një organizatë ndërkombëtare e cila bashkon Bashkimin Evropian dhe fqinjët e vet, për të krijuar një treg të integruar evropian të energjisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat