Ministri Jevtiq: Fëmijët serbë në Kosovë duhet të mësojnë shqip

Aktuale

Ministri Jevtiq: Fëmijët serbë në Kosovë duhet të mësojnë shqip

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 11:56
Dalibor Jevtiq

Serbët dhe shqiptarët duhet ta ndërtojnë besimin reciprok, ndërsa fëmijët e serbëve të Kosovës duhet të mësojnë shqip në mënyrë që të sigurojnë komunikim më të mirë në të ardhmen, thotë Dalibor Jevtiq, zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës.

“Besimi në Kosovë sot është thelbësor, atë duhet ndërtuar ndërmjet dy bashkësive dhe institucioneve shtetërore”,  transmetojnë medat serbe të ketë thënë ai.

Jevtiq, ministër për Komunitete e Kthim, ka theksuar se njohja e gjuhës shqipe është nevojë për bashkësinë serbe.

Shumica e shqiptarëve më të moshuar e di gjuhën serbe, kështu nuk është edhe me serbët dhe kjo gjë duhet të ndryshojë, thotë Jevtiq.

Ai ka shtuar se gjatë disa vjetëve të fundit nuk ka ndodhur asnjë incident me epilog vrasjeje ndërmjet serbëve e shqiptarëve.

Dalibor Jevtiq është anëtar i Kryesisë së Listës Serbe që përkrahet nga Beogradi dhe që tri herë është pjesë e Qeverisë së Kosovës,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat