Pacolli njofton delegacionin e BE-së për sigurinë në Kosovë

Aktuale

Pacolli njofton delegacionin e BE-së për sigurinë në Kosovë

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 14:04
Pamje nga takimi

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka pritur një delegacion të Lartë nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të Bashkimit Evropian, të udhëhequr nga Zëvendës-Sekretari i Përgjithshëm, për Politikën e Përbashkët të Sigurisë, Mbrojtjes dhe Përgjigje ndaj Krizave, Pedro Serrano.

Në kuadër të këtij takimi, Pacolli i ka njoftuar mysafirët nga BE-ja mbi gjendjen e përgjithshme aktuale të sigurisë në vend, veprimet dhe politikat e tanishme të ndërmarra  nga ana e Institucioneve respektive, si dhe planifikimin për të ardhmen.

Nga ana e tyre, zyrtarët e BE-së kanë vlerësuar punën dhe angazhimin e Institucioneve vendore dhe kanë shprehur interesim dhe gatishmëri për rritjen e bashkëpunimit dhe bashkërendimit reciprok në lidhje me këto çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat