Haradinaj: Ulja e informaliteti dhe luftimi i korrupsionit ndikojnë në zhvillim ekonomik

Aktuale

Haradinaj: Ulja e informaliteti dhe luftimi i korrupsionit ndikojnë në zhvillim ekonomik

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 14:34
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me zyrtarët e Administratës Tatimore të Kosovës, me ç ‘rast tha se gjendja ekonomike në Kosovë nuk është e mirë dhe për këtë nevojitet vendosja e shtetit ligjor dhe luftimi i korrupsionit. Sipas kryeministrit, zhvillimin ekonomik të Kosovës deri më tani e ka penguar menaxhimi jo i mirë.

Haradinaj: Gjendja ekonomike në vend nuk është e mirë 

“Gjendja ekonomike, e cila sikurse e dimë nuk është e mirë. Kosova gjendjen e ekonomike se ka të mirë. Gjendja ekonomike e jona sipas meje , i ka dy pengesa. Edhe të dyja janë të lidhura me një instrument që tash do e them po nuk jeni ju mos u frikoni. Pengesa e parë është shteti ligjor, një gjendje jo e mirë në rend dhe ligj , shtet ligjor gjyqësor gjitha këto i pengon investitorët edhe të vendit edhe të jashtëm. E dyta që është e lidhur me shtetin ligjor është korrupsioni . Shkalla e lartë e korrupsionit , korrupsioni i përhapur endemik , e pengon zhvillimin ekonomik.”, tha kryeministri. 

Kryeministri tha se rritja ekonomike e paralajmëruar prej rreth 5 për qind për vitin që vjen nuk është e mjaftueshme dhe për këtë tha se është mirë që t’i fuqizojmë sipërmarrësit të cilët më së miri dinë të krijojnë vlerë të shtuar në ekonomi. 

Haradinaj:  Nuk duhet të ketë pabarazi në treg 

“Rritja ekonomike e lajmëruar që është rreth 5 % nuk mjafton . Rritjen ekonomike rreth 5 % na edhe për 20 vjet nuk i mbërrima v endet e BE-së. Ka me shkua një periudhë shumë e gjatë që me sigurua jetë për njerëzit e këtij vendi. ..Jam për barazi në treg , pra ju e keni në dorë këtë barazi këtë drejtësi që me politikat tatimore të jeni të drejtë. Por keni interes pra ti zbresim ose ti zvogëlojmë ose të vendosim rregull në ekonomi që nënkupton uljen e informalitetit. Kjo nuk bëhet për me pru vetëm më shumë pare në buxhet kjo bëhet me rregull në ekonomi për një rend në ekonomi për një mundësi zhvillimore e cila është e gjithëve e i takon një tregu . “, tha Haradinaj.  

Kryeministri porositi punonjësit e ATK-së që të marrin seriozisht luftimin e informalitetit. 

Haradinaj; Informaliteti është i lartë  

“Pra arsyeja pse ju kemi ftua sot në fund vit është kjo së bashku me udhëheqësit e juaj nuk guxojmë me lejua që informaliteti me qenë ky që është ta keni këtë parasysh . Ta merrni seriozisht se kjo bëhet pikërisht për vendos rend në ekonomi , rregull në ekonomi. Në mënyrë që ata që vijnë në ekonominë tonë mos me u frikëse. Pra me e dinë , kur vjen dikush një investitor ai i obligohet rregullave të tregut , ligjeve edhe imagjinojeni pozitën e atij që vjen nëse ne kemi infomralitet kaq të lartë . “, tha Haradinaj. 

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri, tha se si institucion kyç për grumbullimin e të hyrave për buxhetin e Republikës së Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës ka përgjegjësi ligjore që të kujdeset për administrimin e tatimeve në nivel qeveritar. 

 Imeri: ATK  ka përgjegjësi të kujdeset për administrimin e taksave  

 “Kryeministër ATK-ja është institucioni që ka përgjegjësi ligjore që të kujdeset për administrimin e tatimeve në nivel qeveritar , ka një staf prej 785 zyrtarëve 90 përqdind e të cilëve janë me përgatitje superiore. 10 përqind janë në përgatitje ët mesme dhe përgatitje të lartë shkollore , është institucioni që është i shtrirë në dhjetë qytet e Kosovës është gjithashtu institucioni që ka një organizim struktural në nivel funksional brenda ATK-së dhe me një përgjegjës dhe autonomi të veçantë në kuadër të Ministrisë së Financave”, tha Imeri.

***

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka takuar sot menaxhementin dhe punonjësit e ATK-së ku u kërkoi atyre që të ulet informaliteti dhe të luftohen dukuritë negative si korrupsioni dhe të sigurohet një shtet ligjor .

Haradinaj tha se gjendja ekonomike në vend, nuk është e mirë, ndërsa shtoi se rritja ekonomike prej 5% nuk është e mjaftueshme.

Ai po ashtu tha se ekonomia e Kosovës nuk është e mjaftueshme

“Duhet shumë më shumë rritje se me këtë nuk mos mund ta zëmë hapin e vendeve të BE-së”, tha Haradinaj në këtë takim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat