Haxhiu, Kurteshi e Bugujevci vizitojnë në burg Krasniqin, Halitin dhe Arifin

Aktuale

Haxhiu, Kurteshi e Bugujevci vizitojnë në burg Krasniqin, Halitin dhe Arifin

Nga: Bota sot Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 16:28
Aktivistët e VV-së

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se  bashkë me deputetin Sami Kurteshi dhe Saranda Bugujevci, kanë vizituar në burgun e Dubravës, deputetin Frashër Krasniqi dhe aktivistët, Egzon Haliti dhe Atdhe Arifin.

Këta të fundit, janë dënuar nga gjykata e shkallës së parë për terrorizëm në rastin e gjuajtës me granatë dore, objektin e Kuvendit të Kosovës.

Haxhiu në postimin e saj në Facebook, ka thënë se aktivistët u kanë dhënë forcë dhe vullnet për të vazhduar më tutje, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

Sot, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit, vizituam Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Aty u njoftuam me kërkesat e të burgosurve por po ashtu takuam Egzonin, Frashërin dhe Atdheun të cilët u dënuan padrejtësisht dhe pa asnjë provë!

Ata na dhanë edhe më shumë forcë e vullnet për të vazhduar tutje!

#Liripëraktivistët

#DrejtësipërAstritin/BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat