Ironizimi i bashkëshortit të Haxhiut: Dardani erdhi dhe më punësoi nga ferma e lopëve

Aktuale

Ironizimi i bashkëshortit të Haxhiut: Dardani erdhi dhe më punësoi nga ferma e lopëve

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 16:46
Alban Krasniqi dhe Albin Kurti

Alban Krasniqi, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëkohësisht bashkëshorti i deputetes Albulena Haxhiu, ka akuzuar aktivisten Margaritë Hajrizi për servilosje ndaj Dardan Molliqajt, pas intervistës së deputetit të VV-së dhënë dje në Klan Kosova. Krasniqi i ka thënë Hajrizit, në një postim në rrjetin social Facebook, se “po i servilosesh atij që të ka punësuar”, duke iu referuar Molliqajt.

Reagimi i Krasniqit ndaj aktivistes së Lëvizjes Vetëvendosje, erdhi pas një statusi të Hajrizit në Facebook.

Image

“Natyrisht që jep zemra për atë që të ka punësu e i servilosesh”, ka shkruar Krasniqi, duke akuzuar aktivistën se po i serviloset Molliqajt pasi, siç pretendon ai, aktivistja Hajrizi është punësuar nga deputeti i VV-së. Pastaj, përplasja mes dy aktivistëve të Vetëvendosjes ka vazhduar më tej.

Një pyetje e aktivistës Hajrizi ngjalli sërish reagimin e Krasniqit. “E kush të punësoj ty”, i ka thënë Hajrizi, Krasniqit. “Jo Dardani prej fermës së lopve erdhi e më punësoi. Ti e ke nga servilizmi dhe jo nga dashnia ndaj organizatës. Dardi ka dijt kënd ku e cakton”, ka thënë Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat