Haradinaj: Dikush të kërkojë zero taksa për bizneset

Aktuale

Haradinaj: Dikush të kërkojë zero taksa për bizneset

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 12:15
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik që të kërkohen veprime konkret me qëllim të krijimi të lehtësirave për bizneset në vend.

Kreu i ekzekutivit të vendit, Ramush Haradinaj tha se përmes kësaj tavoline dhe akterëve që janë të përfshirë në këtë Këshillë mund të identifikohen  veprimet konkrete që rrisin mundësitë që sipërmarrësit në Kosovës të ecin përpara.

Ai po ashtu kërkoi se dikush nga ky takim duhet të kërkojë zero taksa për bizneset, të kërkojë para, grante dhe subvencioen me qëllim që të bizneset që lirohen nga ngarkesat që kanë në tregun e brendshëm, ngarkesa këto që i bëjnë të pa barabartë ata me bizneset në rajon.

Haradinaj: Dikush në këtë tavolinë duhet të kërkoj zero taksa për bizneset

“Dikush në këtë tavolinë, dikush prej nesh duhet të kërkoj zero taksa për bizneset, zero, zero pra duhet të kërkon pare, grante, subvencione, përkrahje, dikush po ashtu në këtë tavolinë duhet ta ketë guximin me besu që mund të ndodh kjo por kuptohet njëri prej nesh do ta luan rolin e të keqit është ministria e Financave, ajo ka me qenë gjithë kohën në atë presionin tonë që të lehtësohet pra të çlirohen bizneset prej ngarkesave e të cilat i bëjnë të pa barabartë bizneset në rajon ose të cilat kishin mujt me iu krijua avantazhe krahasuar me bizneset në rajon..pra kjo tavolinë duhet ta ketë këtë kuptim ndryshe kthehet në tavolinë burokratike, biseda ndoshta çfare kanë ndodhur gjatë edhe efektet kerkund”, tha ai.

Ai po ashtu deklaroi se nënshkrimi i marrëveshjes për ndërtimin e termocentralin “Kosova e Re”, do të ndikojë pozitivisht edhe për prodhuesit e energjisë alternative, pasi që i favorizon ata, sepse me ndërtimin e këtij termocentrali rriten kërkesat për energji alternative.

Kurse, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani tha se Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik ka për qëllim që të jetë mekanizëm funksional për dialog publiko-privat për të përmirësuar mjedisin afarist në vend.

Hasani: Këshilli ka qëllim që të jetë mekanizëm funksional i dialogut publiko-privat

“Një Këshill ky që ka për qëllim të jetë një mekanizëm funksional i dialogut publiko-privat duke punuar për përmirësimin e mjedisit afarist në vend, mbështetjen e prodhuesve vendor dhe rritjen e punësimit që janë disa nga top prioritetet që e qeverisë së Republikës së Kosovës. Me votimin e qeverisës së re nga parlamenti i Republikës ne iu kemi futur punës me një qasje të re, ne tashmë kemi dërguar disa ligje të rëndësishme në qeveri dhe parlament, ligje këto që do të ndikojnë direkt në vazhdimin dhe përmirësimin e të bërit biznes, mbështetjen e prodhuesve vendor si dhe rregullimin e tregut të brendshëm në vendin tonë“, tha ai.

Ai kërkoi bashkëpunim nga të gjithë akterët e përfshirë në Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik për të realizuar objektivat e reja të kësaj qeverisje.

Ndryshe, takimi dhe diskutimi i Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik ka vazhduar pa pranin e mediave.

***

Ramush Haradinaj tha sot se Kosova ka hyrë në hartën e vendeve në të cilat investohet.

Në mbledhjen e Kshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, Ramush Haradinaj kërkoi diskutime konkrete, pasi deklaroi se gjithçka tjetër është burokraci.

“Të kemi afate kohore, të kemi të arritura nga takimi në takim”, tha Haradinaj.

Duke aluduar në investimet për Termocentralin Kosova e Re, Haradinaj tha se Kosova po hyn në hartën e vendeve në të cilat shprehet interesim të investohet me projektin 1,3 miliard në energji.

Haradinaj në fjalën e tij u bëri thirrje organizatave që janë kundër shfrytëzimit të qymyrit dhe për energji alternative që të mos mërziten, pasi deklaroi se projekti në energji i favorizon edhe këto forma të energjisë.

Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) dje konstatoi se termocentrali i ri do të djegë të ardhmen e Kosovës.

Haradinaj tregoi si mund të përparojnë bizneset. “Nëse me diçka të mundet dikush i Kosovës me thanë se unë bëj biznes me kushte më të mira se dikush në rajon, gjithë kanë me ec tjerët para neve”, tha Haradinaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat