Takimi i Mogherinit me kryeministrat e Ballkanit, bisedohet edhe për dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale

Takimi i Mogherinit me kryeministrat e Ballkanit, bisedohet edhe për dialogun Kosovë-Serbi

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 16:05
Federica Mogherini

Të hënën kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të zhvillojnë një takim me shefen e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Sipas burimeve të agjencisë së lajmeve serbe, nuk përjashtohet mundësia që në takim të diskutohet edhe për dialogun Kosovë-Serbi, dhe ndikimin e tij në gjendjen në Ballkan.

“Në takimin ku do të marrin pjesë Brnabiq dhe Haradinaj, nuk është përjashtuar mundësia e diskutimit për dialogun, si një nga temat e përbashkëta kur flitet për gjendjen në rajon dhe progresin e Ballkanit drejt BE-së”, thonë burimet.

Disa nga temat tjera janë edhe politika e zgjerimit, situata në rajon dhe hapat që Ballkani Perëndimor duhet t’i ndjek në rrugën drejt integrimit përgjatë vitit 2018.

Mogherini ka theksuar vazhdimisht angazhimin e saj për avancimin e vendeve të Ballkanit në rrugën drejt BE-së, deri në vitin 2019 kur i përfundon mandati.

Gjatë darkës së të hënës do të diskutohen strategji të cilat Komisioni Evropian do të përgatis, e ku do të ketë udhëtime për pranimin e Serbisë dhe Malit të Zi në BE deri në vitin 2021, dhe për hapat e Shqipërisë, Maqedonisë, Bosnjës dhe Kosovës në këtë rrugë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat