Çitaku nderon heronjtë e Amerikës

Aktuale

Çitaku nderon heronjtë e Amerikës

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 19:15
Vlora Çitaku, ambasadorja e Kosovës në Amerikë

Sot në Arlinton të Amerikës, mbi 400.000 mijë varre u “veshen” me kurorë lulesh.

Ku gjest u be sot nga amerikanët të cilët për cdo vit në prag të festave të fundvitit nderojnë dëshmorët duke u vendosur lule dhe përkulur para tyre.

Edhe Vlora Çitaku, ambasadorja e Kosovës në Amerikë ka nderuar heronjtë e Amerikës.

Ajo ka thënë se shpreson që një ditë të tillë të organizohet në Kosovë.

Postimi i saj i plotë:

Çdo vit, dhjetrëra mijëra Amerikan, organizohen vullnetarisht, dhe në prag të festave të fundvitit vendosin kurora në varrezat e dëshmorëve.
Sot, bashkë me Lendita Haxhitasim, Besianë Musmurati dhe Modesta Imeringa Ambasada e Kosovës, u bashkuam në këtë aktivitet.
Pamë gra e burra, të rritur e fëmijë. Shumë prej tyre kishin udhëtuar me kilometra vetëm për të qenë sot aty. Aty ku pushojnë heronjtë.
Jo secili hero sot ka familjarë e të afërm që kanë mundur të udhëtojnë. Por në Arlington sot pati lule e nderim për secilin.
Për më pak se tri orë, secili gurë në Arlington ( mbi 400.000 ) u vesh me kurorë lulesh. Para secilit varr pati përkulje.
Shpresoj që një ditë të shoh dicka të tillë edhe në Kosovë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat