Deputetja e VV-së: Kurti me Visarin do të gjejnë rrugëdalje për këtë situatë

Aktuale

Deputetja e VV-së: Kurti me Visarin do të gjejnë rrugëdalje për këtë situatë

Nga: Bota sot Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 21:38
Besa Baftiu

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Besa Baftiu, ka vendosur të komentojë para mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm.

Baftiu përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se Albin Kurti duhet të jetë unfikues i Lëvizjes dhe së bashku me Visarin do të gjejnë rrugëdaljen më të mirë të kësaj situate.

Postimi i plotë:

Antarë të Lëvizjes Vetëvendosje, dhe ju simpatizues të Lëvizjes!
Sot më shumë së kurrë kërkohet të jemi bashkë të gjithë dhe të reflektojmë thellë secili prej nesh veq e veq. Gjendja politikë, e sigurisë, ekonomike, etj në gjithë Tokat Shqiptare na obligon që të gjithë pa asnjë përjashtim, të jemi të arsyeshëm, të reflektojmë!
Unë si antare e Këshillit Qendror të Lëvizjes Vetëvendosje mendoj se dallimet mund të kalohen. Janë proceset demokratike ato që do të vendosin ecjen më tutje të Lëvizjes Vetëvendosje! 
Mendoj se për shkak të rrethanave jo të favorshme është e domosdoshme që ideatori i Lëvizjes Albin Kurti duhet të jetë unifikuesi i saj dhe se bashku me Visarin do të gjejnë rrugëdaljen më të mirë të kësaj situate të krijuar në Lëvizje!

Aktivistët e Lëvizjes duhet të jenë në nivelin që kerkohet nga ta dhe të dallojnë nga aktivistët e partive tjera për nga mënyra e shprehjes së lirë të mendimit në rrjetet sociale, duke mos përdorur asnjë fyerje për askënd nga Lëvizja!

BASHKË ËSHTË E MUNDSHME!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat