"Haradinaj të kërkojë falje" - kushti i LDK-së për kryeministrin

Aktuale

"Haradinaj të kërkojë falje" - kushti i LDK-së për kryeministrin

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 23:28
Haradinaj

Lidhja Demokratike e Kosovës ka një kusht për ta votuar marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi.

E ky kusht sipas LDK-së, është kërkim falja e kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj në lidhje me demarkacionin.

Deputeti i kësaj partie, Naser Osmani ka thënë se LDK do ta votoj këtë marrëveshje ngase është parti institucionaliste dhe shtetformuese.

“Do ta votojmë atëherë kur kryeministri i vendit do të dalë dhe të kërkoj falje publike para qytetarëve të Kosovës për krejt atë që ka ndodhur kur është procedua në Kuvend i njëjti dokument i cili ky kryeminister e ka votuar me dorën e vetë”

“LDK ka krijuar qëndrimin e saj për demarkacioni në kohën kur komisioni e ka kryer punën dhe në kohën kur është vërtetuar punën e komisionit si dhe në të dhënat konkrete”, ka thënë Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat