Kryetari i KPM’së: Televizioni do dënohet për rrahjen e deputetëve

Aktuale

Kryetari i KPM’së: Televizioni do dënohet për rrahjen e deputetëve

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 00:44
Rrahja

Kryetari i KPM’së, Adnan Merovci ka folur për rrahjen e deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ka ndodhur në një studio televizive.

Flasim për Frashër Krasniqin dhe Milaim Zekën.

Merovci, në emisionin N’Ecje, thotë se ky është rast që nuk ka ekzistuar deri më tani.

Ai bënë të ditur se cili kod është cenuar.

“Moderatori në kësi raste duhet të ndërhyj për të dhënë vërejtje, e në raste ekstreme edhe të ndërpritet programi, gjë që nuk është bërë. Nuk dua të predikoj por kjo çështje nuk ka me mbet pa u trajtuar nga KPM’ja. Mendoj që këtu ka shkelje nga ofruesi i shërbimit medial”, thotë ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat