KQZ: Deri në orën 11:00, në Istog votuan 7.63 përqind qytetarë

Aktuale

KQZ: Deri në orën 11:00, në Istog votuan 7.63 përqind qytetarë

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 07:58
Pamje nga konferenca për media

(E plotësuar) - Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor Valdete Daka , ka njoftuar për procesin e votimit në komunën e Istogut.

Sipas saj deri në orën 11:00, kanë votuar 3 mijë e 748 votues , apo 7.63 përqind.

Daka: Deri në orën 11:00 kanë votuar 3 mijë e 748 votues

“Deri në orën 11:00 kanë votuar 3 mijë e 748 votues apo 7.63%. Më 19 nëntor, deri në të njëjtën kohë kishin votuar 3 mijë e 106 votues apo 6.51%. Ju njoftojmë se procesi zgjedhor për kryetar të komunës së Istogut është duke vazhduar normalisht dhe nuk ka raportime për ndonjë problem.”, Daka.

Ndryshe, komuna e Istogut pas balotazhit me dyshime për keqpërdorime ka shkuar në rivotim, ku për kryetar të kësaj komune garojnë Haki Rugova nga LDK-ja dhe Gani Dreshaj nga AAK-ja.

Konferenca e KQZ-së për Istogun 

Komisioni Qendrore i Zgjedhjeve po mban konferencë për media, ku do të raportohet për procesin e votimit deri në orën 11:00, në komunën e Istogut.

Përndryshe, janë 49.150 qytetarë me të drejt vote që kanë mundësi të votojnë sot për kryetarin e komunës së Istogut.

Në këtë komunë u hapen 23 qendra dhe 63 vendvotime.

***

Komisioni Qendrore i Zgjedhjeve ka njoftuar se të gjitha vendvotimet në komunën e Istogut janë hapur në kohën e paraparë, si dhe ka ftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të shfrytëzojnë të drejtën kushtetuese për të zgjedhur kryetarin e ardhshëm të komunës së tyre.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se 63 vendvotimet në këtë komunë janë hapur me kohë.

Elezi: Qytetarët ta të shfrytëzojnë të drejtën kushtetuese

“Ju njoftojmë se në kohën e paraparë janë hapur të gjitha Vendvotimet në komunën e Istogut, pra 63 Vendvotimet, sa janë gjithsejtë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fton të gjithë qytetarët me të drejtë vote nga kjo komunë që të shfrytëzojnë të drejtën kushtetuese për të zgjedhur kryetarin e ardhshëm të komunës së tyre. Konferenca e radhës do të mbahet në orën 11:30 dhe ka të bëjë me ecurinë e procesit zgjedhor dhe pjesëmarrjen në votime deri në orën 11:00“, tha ai.

Përndryshe, janë 49.150 qytetarë me të drejt vote që kanë mundësi të votojnë në 23 qendra të votimit me 63 vendvotime.

Në garë për kryetar të Istogut janë Haki Rugova i LDK-së dhe Gani Dreshaj i AAK-së.

Kjo është hera e tretë që qytetarët e kësaj komune do të votojnë për zgjedhjen e të parit të tyre, pasi në raundin e parë nuk arriti asnjë kandidat të marrë votat e mjaftueshme, kurse raundin i dytë u anulua nga PZAP-së, duke pranuar si të bazuar ankesën që të anulohen votat me postë.

**

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka njoftuar se në komunën e Istogut, ku po rivotohet për kryetar të Komunës, janë hapur të gjitha vendvotimet.

Elezi, në një konferencë për media, tha se të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë dhe ka ftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të dalin e të votojnë.

Përndryshe, janë 49.150 qytetarë me të drejt vote që kanë mundësi të votojnë sot për kryetarin e komunës së Istogut.

Në këtë komunë janë hapur 23 qendra dhe 63 vendvotime.

Në garë për kryetar të Istogut janë Haki Rugova i LDK-së dhe Gani Dreshaj i AAK-së.

Kjo është hera e tretë që qytetarët e kësaj komune do të votojnë për zgjedhjen e të parit të tyre, pasi në raundin e parë nuk arriti asnjë kandidat të marrë votat e mjaftueshme, kurse në raundin e dytë, Dreshaj doli i pari, por këto rezultate u anuluan për shkak të parregullsive. 

Konferenca e parë e KQZ-së për Istogun 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po mban konferencën e parë, ku do të raportohet për procesin e hapjes së vendvotimeve në komunën e Istogut.

Përndryshe, janë 49.150 qytetarë me të drejt vote që kanë mundësi të votojnë sot për kryetarin e komunës së Istogut.

Në këtë komunë hapen 23 qendra dhe 63 vendvotime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat