Prokurori i Shtetit përcjell rivotimin në Istog, paralajmëron ata që tentojnë të vjedhin vota

Aktuale

Prokurori i Shtetit përcjell rivotimin në Istog, paralajmëron ata që tentojnë të vjedhin vota

Nga: Bota sot Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 09:50
Zgjedhjet në Kosovë

Prokurori i Shtetit ka ndërmarrë veprimet e nevojshme,  për përcjelljën e rivotimit për Kryetar të Komunës  së Istogut.

Koordinatorja nacionale së bashku me kryeprokurorin dhe prokurorët nga Prokuroria Themelore e Pejës, janë duke e përcjellur procesin e rivotimit për këtë komunë, thuhet në njoftim.

Prokurori i Shtetit, që nga ora shtatë e mëngjesit të ditës së sotme për komunën e Istogut, ka angazhuar prokurorët e nevojshëm, të cilët do të përcjellin për së afërmi situatën gjatë procesit zgjedhor, ku janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë aty ku do të paraqiten pengesat në procesin zgjedhor.

Prokurori i Shtetit, me qëllim të parandalimit të çdo parregullsie që lidhet me të drejtën e votës, fton qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile të Republikës së Kosovës, të bashkëpunojnë dhe raportojnë te Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat