Haxhiu kërkon që të ndalohet torturimi i Donika Kadajt: Po i ndalohet komunikimi me familjen e saj

Aktuale

Haxhiu kërkon që të ndalohet torturimi i Donika Kadajt: Po i ndalohet komunikimi me familjen e saj

Nga: A.M. Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 11:07
Albulena Haxhiu

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka njoftuar se deputetes Donika Kadaj e cila gjendet në paraburgim po i ndalohet komunikimi me telefon me anëtarët e familjes.

Po ashtu, Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka bërë apel tek organizatat që monitorojnë burgjet “që të bëjnë thirrje për ndalimin e kësaj torture e padrejtësie”.

Postimi i plotë:

Përveç që Donika po mbahet padrejtësisht në paraburgim, asaj me vendim të gjyqtarit Kalludra, po i ndalohet edhe komunikimi me telefon me anëtarët e familjes, bashkëshortin dhe fëmijët e po ashtu me urdhër të Kalludres po i bëhen edhe ndalesa në kundërshtim me të drejtat e njeriut.

Kjo është e papranueshme dhe skandaloze!

Apeloj te organizatat që monitorojnë burgjet që të bëjnë thirrje për ndalimin e kësaj torture e padrejtësie!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat