Dreshaj: Të fitojë ai që është hairi i Istogut

Aktuale

Dreshaj: Të fitojë ai që është hairi i Istogut

Nga: H.O. Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 12:40
Gani Dreshaj

(E plotësuar) - Kandidati i AAK-së për kryetar të Istogut, Gani Dreshaj uroi që të fitojë ai që është i 'hairit' për Istogun.

Dreshaj vlerësoi pozitivisht mbarëvajtjen e procesit zgjedhor deri në këto orë, teksa kërkoi nga të gjithë qytetarët e kësaj komune që të dalin për të votuar në mënyrë që të vendosin për katër vitet e ardhshme.

Ndërkaq, edhe pse iu desh të priste deri sa t'ia sillnin pasaportën që e kishte harruar, ai tha se një gjë e tillë nuk e bën që të jetë si politikanët e tjerë.

Dreshaj: Le të fitoj kush është i hajrit për Istogun

“Shumë qetë, shumë mirë, urime qytetarëve, vazhdimi isha shkon kështu. Atëherë le të fitoj hajri i Istogut. Faleminderit edhe juve mediave për përkrahje dhe angazhim, kush është hajri i Istogut le të fiton. Me të thënë të drejtën kanë pasur të familjes me ardhur me më marrë dhe i kam prit, e harrova në shtëpi. Për Zoten unë kurrë nuk i këqyri çka bëjnë të tjerët. Nuk e di kujt si kam thënë transportoni, edhe kujt si kam thënë mos sepse njerëzit nga kanë mjetet të transportit, ne kemi qu edhe autobusi në Prishtinë mi marrë gjithë studentët pa e këqyr të cilës parti është. Të drejtë të votës kanë gjithë njerëzit s’ma merr mendja që ish dashur me u përzi në atë liri, ai është integritet, bile gruan teme e veta a më ke votu, po më tha“, tha Dreshaj.

Ai në fund tha se nëse shkojnë zgjedhjet në rregull me kënaqësinë më të madhe do të fitojë. 

***

Kandidati i AAK-së, Gani Dreshaj sot është në garë me kandidatin e LDK-së, Haki Rugova për të parin e Istogut.

Sot derisa po mbahen zgjedhjet në këtë komunë, Dreshaj ka shkuar në një qendër votimi, mirëpo ka harruar dokumentet e nevojshme. Andaj në fotografinë e siguruar nga mediat shihet se si ai pret derisa t’ia sjellin dokumentet./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat