Këta janë deputetët e VV-së, që po mungojnë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm

Aktuale

Këta janë deputetët e VV-së, që po mungojnë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 13:00
Mbledhja e Vetëvendosjes

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ku nuk po merr pjesë kryetari i VV-së Visar Ymeri, mungojnë edhe disa anëtarë të kryesisë dhe deputetë nga ky subjekt politik.

Në fillim të mbledhje është bërë e ditur se pos Ymerit, në mbledhje mungojnë edhe deputetët Dardan Molliqaj, Shqipe Pantina, Ali Lajçi, Donika Kadaj e Albin Kurti (i cili po mbahet në paraburgim).

Kryesuesi i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Hydjat Hyseni, tha se anëtarë e Këshillit Ali Lajçi, Shqipe Pantina kanë njoftuar me shkrim se nuk mund të jenë më mbledhje.

Edhe kryetari Visar Ymeri ka njoftuar me shkrim se nuk do të jetë prezent në këtë mbledhje dhe ka ftuar që kjo mbledhje të mbahet në frymë e tolerancës.

Kur Hyseni thirri emrin e Albin Kurtit, i cili mungon në mbledhje për shkak se gjendet në paraburgim, të pranishmit në sallë nuk i ndalën duartrokitjet për një kohë të gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat