Partia kritikon Ahmetin për koalicionin me AAK-në në Prishtinë, ja pse

Aktuale

Partia kritikon Ahmetin për koalicionin me AAK-në në Prishtinë, ja pse

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 14:39
Nënshkrimi i koalicionit VV-AAK

Lëvizja Vetëvendosje, e cila po mban në këto momente mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, po diskuton edhe për koalicionet që kjo parti i ka arritur në zgjedhjet e fundit lokale me partitë tjera nëpër komunat e Kosovës.

Theks të veçantë i është dhënë Komunës së Prishtinës, ku kjo parti ka arritur koalicion me AKR-në para raundit të dytë zgjedhor, ndërsa me AAK-në pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të KQZ-së.

Media merr vesh se në mbledhje është kritikuar kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, veçanërisht për koalicionin që e lidhi para pak ditësh me AAK-në.

Kjo për faktin se ai nuk është konsultuar paraprakisht me Këshillin e Përgjithshëm të partisë dhe është thënë se ky veprim nuk është në përputhje me statutin e Lëvizjes.

Ahmeti fillimisht ka refuzuar të arsyetojë këtë koalicion para Këshillit, mirëpo tani ai është duke folur pikërisht për këtë.

Ish-drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci, ka kundërshtuar idenë që me drejtorinë e Arsimit të udhëheq AAK-ja.

Kundër është shprehur edhe deputetja Albulena Haxhiu.

E sipas Ahmetit, kjo drejtori ka qenë kushti i AAK-së për të arritur marrëveshjen.

Kundërshtime ka pasur edhe për drejtorinë e Inspeksionit.

Hysen Durmishi ka thënë se nëse AAK udhëheq me këtë drejtori, “atëherë ndërtimet pa leje do të vazhdojnë si në kohën kur nuk ka qeverisur Vetëvendosja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat