Njëri nga ish- drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, Jusuf Thaçi ka komentuar letrën nga burgu të Albin Kurtit.Ai në një shënim në Facebook ka theksuar se nëse këto që i ka thënë Kurti në letër do të zbatohen, atëherë VV do të jetë së shpejti në krye të qeverisë.Shënimi i plotë:
Nga të gjitha ato që paska thënë Albini, fragmentet e mëposhtme të letrës së tij më duket gjërat më të rëndësishme. Nëse këto zbatohen nga LVV, atëherë është e sigurt që LVV së shpejti do të qeverisë me Kosovën dhe, çfarë është më e rëndësishmja, do të qeverisë mirë.“Lëvizja VETËVENDOSJE! ka nevojë për shumë më tepër transparencë, për shumë më tepër llogaridhënie.Demokraci kudo dhe tërë kohën.
Demokraci pa hakmarrje.Kemi aq shumë potencial. Në mesin e rreth 30 mijë anëtarëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! së voni mësova se janë 580 juristë; ne kemi qindra ekonomistë, qindra inxhinierë, qindra mjekë në VETËVENDOSJE!. Fatkeqësisht, ata i kemi thirrur shpesh për trupat e tyre në protesta e tubime, por jo aq edhe për trurin e tyre në mbledhje e takime. Nga pikëpamja e organizatës, anëtari ynë është veçse banor në territor e jo edhe qytetar me profesion. Kjo besoj se duhet ndryshuar. Dhe, duhet t’i hapim portat e organizatës për njerëzit e dijshëm e të ndershëm të vendit e të Lëvizjes që duan të kontribuojnë.
Pra, më shumë dije dhe nder, jo vetëm guxim. Sepse guximi pa dije dhe pa nder bëhet arrogancë e zullum.Për dekadën e dytë të Lëvizjes sonë, reforma organizative, me platformë diskutimi, me kritikë dhe vetëkritikë, është vendimtare.”