Daka: Aktualisht nuk kemi informata për numrin e votave me kusht

Aktuale

Daka: Aktualisht nuk kemi informata për numrin e votave me kusht

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 20:35
KQZ

(E plotësuar) - Komisioni Qendror Zgjedhor në një konferencë për media ka shpallur rezultatet preliminare për rivotim për kryetar të komunës së Istogut, sipas të cilave kandidati i AAK-së Gani Dreshaj ka fituar 50.1 për qind të votave, derisa kandidati i LDSK-ë, Haki Rugova ka marrë 49.9 për qind.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se rezultatet përfundimtare do të publikohen pas numërimit edhe të votave me kusht, atyre me postë dhe të personave me aftësi të kufizuara.

Daka: Dreshaj 50.1 për qind, Rugova 49.9 për qind

“Sipas rezultateve preliminare nga 63 vendvotimet, kandidati i AAK-së Gani Dreshaj ka 10.241 vota apo 50.1 për qind, ndërsa kandidati Haki Rugova nga LDK ka 10.189 vota, apo 49. 9 për qind. Këto janë rezultate preliminare dhe ndërkohë, pasi të pranohet material i ndjeshëm nga komuna e Istogut do të numërohen edhe votat me kusht dhe ato me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta, pas të cilës do të jepet rezultati përfundimtar”, ka thënë Daka.

Ajo ka bërë të ditur se nga ora 19.00 ka nisë të rrjedhë afati 24 orësh i ankesave lidhur me procesin e sotëm zgjedhor.

Daka: Aktualisht nuk kemi informata për numrin e votave me kusht

“Nuk e dimë ende, sepse nuk i kemi ende ato informata sonte. Pasi që të pranohet materiali nga Istogu, atëherë do t’i kemi të gjitha shënimet”, ka thënë Daka.

Ndryshe, rivotimi për të parin e Istogut është mbajtur pas parregullsive në garën e balotazhit më 19 nëntor.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka falënderuar qytetarët me të drejtë vote që morën pjesë në zgjedhje si dhe për kulturën demokratike që kanë treguar.

Komisioni Qendror Zgjedhor shpall rezultatet preliminare për kryetar të Istogut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat