DnV: Procesi i numërimit është përmbyllur në mënyrë të rregullt

Aktuale

DnV: Procesi i numërimit është përmbyllur në mënyrë të rregullt

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 20:50
DnV

Demokracia në Veprim (DnV) ka vëzhguar edhe procesin e numërimit të votave në 43 vendvotime në Komunën e Istogut, ku është rivotuar për kryetar të komunës.

Gjatë procesit të numërimit janë përfillur të gjitha procedurat e numërimit dhe gjithë procesi ka rrjedhur normalisht. 

Vendimet për shpalljen e votave të pavlefshme DnV i cilëson si të drejta. Përfaqësuesit e subjekteve politike dhe vëzhguesit e tyre nuk i kanë kontestuar rezultatet në vendvotimet të cilat DnV i ka vëzhguar. 

Meqenëse numri i fletëvotimeve me kusht është më i lartë se sa diferenca e votave në mes të dy kandidatëve, DnV fton subjektet politike që të presin rezultatet zyrtare, të përmbahen nga festa dhe të presin numërimin e të gjitha fletëvotimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat