Ministrja Hoxha mirëpret deklaratën e Hahnit

Aktuale

Ministrja Hoxha mirëpret deklaratën e Hahnit

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 22:58
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka përshëndetur deklaratën e komisionarit Hahn në Athinë, ku thekson se “përmbushja e reformave dhe rezultatet konkrete shpejtojnë integrimin e vendeve te Ballkanit Perëndimor”.

“Kosova është e gatshme që të kryejë detyrat e saj për të avancuar drejt integrimit në BE. Presim nga BE-ja që të rikonfirmojë perspektivën evropiane të shtetit tonë”, ka shkruar Hoxha në profilin e saj në Facebook.

Hahn e bëri të qartë se shtetet që kanë probleme të pazgjidhura me fqinjët nuk mund të bëhen pjesë e BE-së. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat