Lirohet nga aktakuzat i akuzuari për tentim vrasje të Mimoza Kusari-Lilës

Aktuale

Lirohet nga aktakuzat i akuzuari për tentim vrasje të Mimoza Kusari-Lilës

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 15:00
Mimoza Kusari-Lila

Mikel Qupi është liruar nga të gjitha pikat e aktakuzës.

Ai akuzohej se kishte bërë plan ta vriste deputeten e Alternativës, Mimoza Kusari-Lilën dhe Prenk Radin.

“Gjykata Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, sot me 18 dhjetor 2017, LIROI nga të gjitha pikat e aktakuzës z. Mikel Qupi, i cili nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ishte akuzuar për tentimvrasjen e znj. Mimoza Kusari – Lila dhe z. Prenk Radi”, ka njoftuar avokati i tij, Besnik Berisha.

“Kjo aktakuzë ishte mbështetur tërësisht në një tregim të trilluar, nga një mercenar i vet deklaruar dhe mjerisht ishte besuar në tërësi edhe nga Prokuroria, e cila dështoi për të provuar gjë që kishte shkruar e pretenduar”, ka shtuar ai në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat