Mustafa: Lidhja ka më së shumti Komuna që do t’i mirëqeverisë bashkë me qytetarët

Aktuale

Mustafa: Lidhja ka më së shumti Komuna që do t’i mirëqeverisë bashkë me qytetarët

Nga: Bota sot Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 16:57
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka rikonfirmuar fitoren e tyre në Istog.

Mustafa përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se Lidhja ka marrë më së shumti vota për asambletë komunale dhe ka më së shumti komuna që do t’i mirëqeverisë bashkë me qytetarët.

“Lidhja fitoi në Istog, ka marrë më së shumti vota për asambletë komunale, ka më së shumti Komuna që do t’i mirëqeverisë bashkë me qytetarët! Vullneti i qytetarëve përgjegjësi për LDK-në.
Përulësisht FALEMINDERIT! #LidhjaFitoi”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat