AAK kërkon rinumërim në Istog

Aktuale

AAK kërkon rinumërim në Istog

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 17:44
Gani Dreshaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i vlerëson tejet qesharake dhe të papranueshme veprimet e sotme të ndërrimit të rezultateve të zgjedhjeve në komunën e Istogut nga ana e Komisionit Qendror Zgjedhor sipas dëshirave politike.

Për AAK-në, fitues i zgjedhjeve në Istog është Gani Dreshaj, i konfirmuar dy herë me votë të qytetarëve por i rrëzuar në tavolinat politike të KQZ-së dhe Gjykatave.

“Në demokraci, vendimmarrës janë qytetarët e jo veprimet e pamatura, jo serioze, e politike që shkaktojnë zemërim tek qytetarët. Në funksion të realizimit të vullnetit të qytetarëve të Istogut, AAK do të ndërmarr të gjitha veprimet ligjore duke kërkuar rinumërim të të gjitha kutive të votimeve në komunën e Istogut dhe të vendos vullnetin e qytetarëve në vend”, thuhet në një deklaratë të AAK-së.

 Në këtë komunikatë AAK rikujton për të gjithë akterët e  tavolinave politike se Istogu, nuk i takon me ''tapi'' asnjë grupacioni politik, por qytetarëve të Istogut të cilët dy herë konfirmuan vullnetin e tyre për Gani Dreshaj si kryetar komune,  dhe Aleanca do të kujdeset që ky vullnet të vihet në vend.

AAK, edhe njëherë falënderon qytetarët e Istogut për përkrahjen dhe seriozitetin e treguar përgjat gjithë procesit të stërzgjatur zgjedhor në Istog.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat