Pantina thotë se Albinit nuk i rrezikohet posti i kryetarit, tregon pse po bëhet lufta në VV

Aktuale

Pantina thotë se Albinit nuk i rrezikohet posti i kryetarit, tregon pse po bëhet lufta në VV

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 18:29
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina

(E plotësuar) - Deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Shqipe Pantina, ka thënë që “lufta” brenda Vetëvendosjes nuk po bëhet për të parin e kësaj partie.

Sipas Patinës, disa personave brenda kësaj partie u është rritur oreksi për pushtet.

“Mund të jetë luftë për pushtet brenda Lëvizjes, por brenda VV-së nuk mund të ketë post më të madh sesa ai i kryetarit”.

“Nëse Albini dëshiron të kandidojë, nuk mendoj që brenda VV-së dikush do ta rrezikojë”.

“Lufta më shumë po bëhet për pozitën e dytë, të tretë, të katërt, e kështu me radhë”, ka thënë Pantina në një intervistë në Info Magazinë të Klan Kosovës.

Pantina ka pohuar se ka persona që janë të shqetësuar për zhvillimet e fundit në këtë parti, megjithatë ka të tillë brenda dhe jashtë VV-së që kanë për qëllim “të hedhin benzinë në zjarr”.

Pantina: Kurti nuk i ka të gjitha informatat – letra e tij s’prodhoi zgjidhje

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina, ka treguar në Info Magazine përse nuk mori pjesë në mbledhjen e djeshme të këshillit të Vetëvendosjes.

“Unë nuk kam qenë në Prishtinë dhe dhe e kam pasur të pamundur të marrë pjesë”, ka pohuar ajo, duke shtuar se nuk ka qenë dakord as me mënyrën “se si u thirr dhe si u mbajt mbledhja”.

“Ne jemi dakorduar më parë që për këtë çështje të mos diskutojmë më para se të lirohet Albin Kurti, pasi ai është një nga njerëzit kyç dhe pa pranin e tij nuk do t’i kontribuonte zgjidhjes së situatës asnjë diskutim”.

Ajo ka komentuar edhe letrën e Albin Kurtit e shkruar nga deputeti i Vetëvendosjes në burg.

“Albini nuk i ka të gjitha informatat. Letra e Kurtit nuk prodhoi ndonjë zgjidhje të problemit, ne kemi pasur diskutime të gjata me Albinin dhe ai gjithmonë ka thënë se ai parapëlqen që diskutimet të bëhen fytyrë me fytyrë”.

“Por, kishte njerëz që insistonin që kjo mbledhje të mbahej para lirimit të tij”.

Pantina ka folur edhe për atë se a ekzistojnë grupe brenda VV-së dhe cilit grup i takon ajo.

“Unë nuk besoj se në Vetëvendosje ka krah, ka njerëz që kanë shqetësimet e tyre në lidhje me atë si funksionin Vetëvendosje dhe insistojnë për një demokraci të hapur dhe një nga këtë njerëz jam edhe unë, dua që në VV të ketë demokraci të mirëfilltë ku ideja e secilit vlerësohet dhe merren vendime të përbashkëta”.

“Ka edhe një grup tjetër që mendon se figura e Albinit e përfaqëson Vetëvendosjen dhe ne të tjerët vetëm duhet ta ndjekim prapa”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat