Tolaj: Në demokraci, fitoret nuk merren në “tavolina politike”, por nga qytetarët

Aktuale

Tolaj: Në demokraci, fitoret nuk merren në “tavolina politike”, por nga qytetarët

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 18:40
Valon Tolaj

Anëtari i Kryesisë së AAK-së dhe sekretari ekzekutiv i AAK-së, Valon Tolaj, ka thënë se janë evidentuar manipulimet në votimin e tretë në Istog.

Sipas tij, LDK-ja iu ka dhënë votuesve fletëvotime me shenj se kë duhet të votohet.

Ai ka thënë se “në demokraci, fitoret nuk merren në ‘tavolina politike’, por nga qytetaret”.

Postimi i Tolajt në Facebook:

Per KQZ, dje ne mbremje Gani Dreshaj ishte fitues.  Sot ne mengjes, filluan tregimin e “gabimeve ne raportim” dhe Haki Rugova kaloi ne perparesi. Qendrat e votimit ne Llukafc, Cerkolez dhe ne Istog ( qytet ) duhet te shkojne ne rivotim. Qendrat tjera te votimit duhet te rinumerohen. Vetem kjo siguron te verteten dhe nxjerr ne shesh manipulimet.  Ne foto shihet modeli i manipulimit. Ky fletevotim i eshte dhene nje votueseje ne shkollen ” Haxhi Zeka “. Fletevotimi ka qene me shenje. Votuesja e ka refuzuar dhe e ka bere publik. I njejti fletevotim gjendet ne QNR. Ne demokraci, fitoret nuk meren ne ” tavolina politike “, por nga qytetaret. #GaniDreshajfitues

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat