Kurteshi: Me Kurtin edhe unë kam pasur mospajtime, në VV ka debat

Aktuale

Kurteshi: Me Kurtin edhe unë kam pasur mospajtime, në VV ka debat

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 18:56
Albin Kurti

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi i pyetur se a ka probleme me dikë Albin Kurti brenda partisë, thotë se në Vetëvendosje ka debat.

Këto komente Kurteshi i bëri në emisionin “Fakt Plus”, ku shtoi se edhe vet ka pasur mospajtime me Kurtin.

“Brenda VV-së ka debat. Është subjekt ku debatohet dhe ka pajtime dhe mospajtime. Ka cështje që unë me z. Kurti pajtohem dhe ka që nuk pajtohem”, tha Kurteshi.

Sipas Kurteshit nw debate nuk duhet të ketë gjithmonë pajtime

“Kemi dallime në moshë për format e veprimeve që njerëzve iu duken më ndryshme. Gjërat e vogla që të mos pajtohem nuk më bëjnë përshtypje”, tha ai.

“Kam kundërshtuar për disa protesta”, tha Kurteshi.

I pyetur se a ka kundërshtuar gazin lotësjellës në Kuvend, Kurteshi përgjigjet:

“Po në fillim e kam kundërshtuar, por më pas jam bindur dhe kam gjuajtur edhe vet disa herë e tash edhe jam pjesë e gjykatave. Kam hedhur gaz pa më obliguar askush”, shtoi Kurteshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat