Haradinaj-Veselit: Këto 100 ditë nuk kanë qenë të lehta

Aktuale

Haradinaj-Veselit: Këto 100 ditë nuk kanë qenë të lehta

Më: 20 dhjetor 2017 Në ora: 13:58
Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ia ka dorëzuar raportin 100-ditor kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli.

Kreu i Qeverisë ka falënderuar Veselin për mbështetjen duke thënë se këto 100 ditë nuk kanë qenë të lehta.

Ndërsa Veseli tha se është një 100-ditësh me sfida, derisa shtoi se qytetarët presin sinqeritet nga ta.

Ai vlerësoi se ky raport koincidon me nënshkrimin e kontratës për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re.

Veseli tha se është nevojë e qytetarëve për të lëvizur pa viza, duke u zotuar se do të gjejnë rrugëzgjidhje edhe për demarkacionin.

Ndërsa Haradinaj tha se për liberalizimin e vizave po punojnë çdo ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat