“Çështja e pajtimit, ide fillestare e njëanshme e Thaçit”

Aktuale

“Çështja e pajtimit, ide fillestare e njëanshme e Thaçit”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 20 dhjetor 2017 Në ora: 16:58
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ditë më parë ka  ngritur problemin e “pajtimit” brenda territorit të Kosovës, pa e shtjelluar mirë faktin,  se me kënd në të vërtetë duhet të “pajtohen” qytetarët e Kosovës dhe nëse duhet të pajtohen me Serbinë apo me popullatën e vet.

Duke folur rreth çështjes së pajtimit brenda territorit të Kosovës, njohësi i çështjeve politike Blerim Burjani ka thënë për “ Bota sot” se çështja e pajtimit është e njëanshme dhe sipas tij, kjo çështje nuk është në domenin  e Serbisë.

Image
Blerim Burjani

Ai ka thënë se Thaçi zakonisht dëshiron të jetë një hap para Serbisë edhe në këtë çështje dhe është interesant se ky pajtim tentohet të bëhet nga Thaçi para se të normalizohen raportet Kosovë – Serbi dhe se kush me kënd të pajtohet.

“Presidenti Thaçi pajtimin po e mendon fillimisht brenda Kosovës edhe pse ky pajtim në këtë variant po kuptohet në variante të shumta. Më së miri do të ishte që bisedimet Kosovë- Serbi të përfundojnë me një rezultat signifikant, pra me një lloj marrëveshje reciproke, që do ti paraprinte një pajtimi si duhet, por jo duke bërë hapa të mëdhenjtë para se të ndodhë hapi. Sidoqoftë, kjo është më tepër gatishmëri fillestare e Thaçit dhe Kosovës. Ndryshe nuk ka si të kuptohet, ende nuk ka ndodhur as zbardhja e viktimave të luftës, shumë të pagjetur e në anën tjetër, pajtimi ndoshta edhe është hap i cili duhet të ndodhë pak më vonë, pas zbardhjes”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat