Rugova: Për 100 ditë kjo Qeveri s’mori asnjë vendim të madh

Aktuale

Rugova: Për 100 ditë kjo Qeveri s’mori asnjë vendim të madh

Më: 20 dhjetor 2017 Në ora: 18:32
Naser Rugova

Puna 100-ditore e qeverisë së Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj, vlerësohet nga kënde të ndryshme.

Deputeti Naser Rugova nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), tha se kjo qeveri është mjaft heterogjene dhe udhëhiqet nga partneri i tretë.

“Qeveria aktuale nuk shquhet për vendime të mëdha siq po vlerësohet kjo qeveri”, theksoi Rugova.

Ai ka kritikuar qeverisjen Haradinaj, për shumë vendime, duke veçuar shkarkimin e bordeve të ndryshme.

Nderkaq, deputeti Blerim Kuçi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), tha se ka pasur zhvillime pozitive nga qeverisja Haradinaj, duke veçuar vendimmarrjen.

“Puna e qeverisë Haradinaj shihet në shumë fusha, qeveria ka marrë mbi 250 vendime që kanë impakt në jetën e qytetarëve të Kosovës. Unë shoh se Haradinaj, nuk është servil ndaj ndërkombëtarëve, por partnerë me ta”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat