Kryeministri flet pas deklaratës së kushëririt të tij për vrasjet e anëtarëve të LDK-së

Aktuale

Kryeministri flet pas deklaratës së kushëririt të tij për vrasjet e anëtarëve të LDK-së

Nga: Bota sot Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 17:51
Ramush Haradinaj dhe Hasim Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratës së anëtarit të kryesisë së (OVL – UÇK), Nasim Haradinajt për vrasjet e pasluftës.

Nasim Haradinaj, dje në një emision televiziv, ka deklaruar se nuk është “punë e madhe” që viktimat e vrasjeve politike kanë qenë anëtarë të LDK-së, deklaratë kjo që ka nxitur reagimin e ashpër të LDK-së dhe figurave politike.

Por, kryeministri Haradinaj, ka thënë se vrasjet politike të pasluftës do të hetohen nga institucionet e rendit dhe ligjit, përcjell Bota sot.

Në postimin e tij në Facebook, Haradinaj ka theksuar se prononcimet publike lidhur me këto raste, të çfarëdo natyre qofshin, nuk duhet të zbehin përgjegjësinë dhe detyrën e institucioneve të vendit për zbardhjen e tyre.

“Vrasjet e pasluftës, të figurave të shquara publike e politike, si krime, do të hetohen nga institucionet e rendit dhe ligjit. Këto vrasje janë plagë e dhimbshme dhe moszbardhja e të gjitha vrasjeve të pasluftës është turp për Kosovën, shoqërinë dhe institucionet e rendit dhe ligjit. Prononcimet publike lidhur me këto raste, të çfarëdo natyre qofshin, nuk duhet të zbehin përgjegjësinë dhe detyrën e institucioneve të vendit për zbardhjen e tyre”, ka shkruar Ramush Haradinaj./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat