Vllahiu: LDK po frikësohet nga suksesi i Qeverisë Haradinaj

Aktuale

Vllahiu: LDK po frikësohet nga suksesi i Qeverisë Haradinaj

Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 19:00
Arbër Vllahiu

Këshilltari i Kryeministrit Haradinaj, Arbër Vllahiu, i është përgjigjur akuzave të LDK-së në lidhje me shfrytëzimin e buxhetit të shtetit, me arsyetimin se këta të fundit po frikësohen prej asaj që ka ndodhur në Kosovë brenda 100 ditëshit të qeverise.

“DLK po frikësohet nga të gjitha vendimet që i kemi marrë brenda 100 ditëshit, e që këta nuk i kanë marrë për shkak të neglizhencës, stër-zvarritjes dhe mos guximit për me marrë vendime”

“LDK nuk e ka kuptuar qe qeverisja nuk merret me çështjet si p.sh në qofte se e ke shkruar një dokument dhe nuk e ke zbatuar. Njëqind ditëshi i Ramushit është vendime dhe zbatime. Qeverisja Haradinaj ka prek drejtpërdrejt qytetarin e Kosovës”

“Në lidhje me ligjin për viktimat e dhunës seksuale të luftës, prej kur ka ardhur Qeveria Haradinaj, ata e kanë marr pensionin”, është shprehur Vllahiu në emisionin Info Magazine.

Ndërsa në lidhje me numrin e madh të zëvendës ministrave, Vllahiu është arsyetuar se këtu problemi qëndron tek mungesa e një ligji për qeverinë, i cili sipas tij do ta rregullonte këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat