Djali i Fehmi Aganit: Haradinaj i hyri garës për titullin e budallait më të madh të Kosovës

Aktuale

Djali i Fehmi Aganit: Haradinaj i hyri garës për titullin e budallait më të madh të Kosovës

Nga: Bota sot Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 19:37
Mentor Agani

Deklarata e njërit nga drejtuesve të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, për vrasjet e zyrtarëve të LDK-së pas luftës, ka nxitur reagimin edhe të Mentor Aganit, i biri Fehmi Aganit.

Haradinaj, në një emision televiziv mbrëmë ka thënë se nuk “është punë e madhe që janë vrarë njerëzit e LDK-së”.

Por, Mentor Agani, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se me këtë deklaratë, Haradinaj i ka hyrë garës për titullin e budallait më të madh të Kosovës.

"Deklarata e Nasim Haradinajt eshte ilustrimi me i mire i asaj qe sot ne Kosove eshte me se veshtiri te jesh budallai me i madh i Kosoves. Konkurenca per kete 'titull' eshte teper e fuqishme", ka shkruar i biri i strategut të ndjerë të LDK-së./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat