Qeriqi: Besoj se asnjë çlirimtar nuk do t’i përgjigjet Gjykatës Speciale

Aktuale

Qeriqi: Besoj se asnjë çlirimtar nuk do t’i përgjigjet Gjykatës Speciale

Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 21:52
Xhevdet Qeriqi

Xhevdet Qeriqi, nga Organizata e Veteranëve të Luftës, konsideron se ndërkombëtarët qëllimshëm po e organizojnë një Gjykatë Speciale në Kosovë për t’i dënuar çlirimtarët.

Megjithatë, Qeriqi në Zona e Debatit, në Klan Kosova, ka pohuar se nuk do t’i përgjigjet asnjë kërkese për një gjykatë të tillë dhe beson që edhe të tjerë veteranë të UÇK-së do e refuzojnë paraqitjen në një gjykatë të tillë.

”Të gjithë jemi dëshmitarë se si ka filluar lufta në Kosovë. Të gjithë e dijnë që lufta e UÇK-së ka qenë shumë e pastër. Edhe ndërkombëtarët e dijnë”.

”Ka shumë raste të masakrave të pazbardhura”.

”Ky është një veprim i qëllimshëm i ndërkombëtarëve që sa më shumë të bëjnë trysni. Besoj që veteranët e UÇK-së nuk do t’i përgjigjen kësaj Gjykate”.

”Është e qëllimshme kjo. Ka skandale të shumta që kanë një qëllim t’i dënojnë çlirimtarët”.

“Besoj se çlirimtarët nuk do t’i përgjigjem kësaj Gjykate”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat